E Diel, 1 Nëntor 2026

Disa shqiptare, furnizues me te mitur te pedofilit italian

Itali-Djali i nje piktori te njohur italian, Francesko Tadini, i arrestuar per marredhenie seksuale me te mitur ne kembim te parave, dyshohet se ka blere femije nga disa shqiptare. Disa prej ketyre trafikanteve, jane arrestuar ne janar te ketij viti ne Itali, me akuzen e shitjes se femijeve per shfrytezim seksual. Policia italiane beri te ditur per mediat e ketij vendi, se gjate kontrollit ne banesen e djalit te piktorit te njohur Emilio Tadini, u gjeten fotografi dhe video mes te cilave edhe imazhet e femijeve te abuzuar seksualisht. Gjate kontrollit ne kompiuterin e tij, u gjeten rreth 1250 imazhe te femijeve, si dhe shume video, te gjitha skena pedofilike. Gjate marrjes ne pyetje nga gjyqtari, Tadini, nuk ka pranuar te flase. Sipas hetimeve te policise, i arrestuari Francesko Tadini u ka paguar shqiptareve, shuma deri ne 500 euro per nje vajze te mitur dhe kete e ka perseritur disa here me disa femije. Mbrojtesi i 50-vjecarit Tadini, i ka hedhur poshte akuzat, duke i cilesuar te gjitha informacione te rreme dhe shpifje, ndaj klientit te tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›