E ekzekuton per nderin e vajzes
Vlore- I ngacmonte seksualisht vajzen e divorcuar, vendos te hakmerret pas disa paralajmerimeve qe i kishte bere bashkefshatarit te tij, duke e vrare ne prite. Ngjarja e rende ka ndodhur duke zbardhur dita e djeshme ne fshatin Poro te Vlores. Burime zyrtare te policise bene me dije se viktima eshte Theodhori Kico, 50-vjec, kurse pas krimit eshte dorezuar se bashku me armen e gjahut i dyshuari 61 vjecar, Filip Gerdalli. Grupi hetimor ka ngritur ndaj te moshuarit akuzen e "vrasjes me paramendim". Vete i dyshuari ka pranuar krimin, duke deklaruar se e ka kryer per te mbrojtur nderin e familjes dhe se e kishte keshilluar me pare viktimen qe te mos e ngacmonte me vajzen e tij qe kishte perjetuar drame pas divorcit.
Policia e Vlores u njoftua menjehere pas ngjarjes per mberritjen e nje trupi te pajete ne spitalin rajonal. Ekspertet konstatuan se ne gjoksin e viktimes 50-vjecar, Theodhori Kico, gjendej nje plage e madhe e shkaktuar nga sacmat e ciftes. Eshte konstatuar gjithashtu se vrasja eshte kryer vetem me nje qitje. Pak minuta pas krimit, ne komisariat eshte paraqitur me armen e gjahut i dyshuari Filip Gerdalli, qe ka pranuar vrasjen. Ai i ka rrefyer grupit hetimor se mbremjen vone te se shtunes i kishte zene prite 50-vjecarit, te martuar dhe me femije, teksa kthehej ne banese. Kur e ka pare te afrohej, ka qelluar vetem nje here, duke e lene te vdekur ne vend. Por para se te kryente krimin, i moshuari i ka shpjeguar policise qe ishte konfrontuar disa here me viktimen per shkak te ngacmimeve qe ai i bente vajzes se tij te divorcuar. "Ime bije pas divorcit jetonte me ne, pasi po perjetonte nje drame. Por Kico e ka shfrytezuar kete moment per te perdorur vajzen time, duke e ngacmuar seksualisht ne menyre te perseritur. E kisha paralajmeruar, por ai edhe diten e ngjarjes kishte ngacmuar ne rruge dhe publikisht time bije. Nuk mund te duroja dot me", ka rrefyer i dyshuari para grupit hetimor. Policia ka marre ne pyetje pas ndalimit te te dyshuarit edhe familjaret e tij dhe ata te viktimes, me qellim per te sqaruar alibine e dhene nga 61-vjecari. Policia sekuestroi armen e gjahut, nje gezhoje dhe nisi hetimet per "vrasje e kryer me paramendim". Mjeket thane se vdekja e 50 vjecarit eshte shkaktuar nga hemorragjia dhe plaga e rende.
Policia ruan dy familjet, familjaret deshmojne
Familjaret e te dyshuarit kane dhene te njejten deshmi gjate marrjes ne pyetje nga policia per vrasjen e ndodhur ne fshatin Poro. Ata kane rrefyer se viktima kishte ngacmuar te afermen e tyre te divorcuar nga bashkeshorti dhe qe jetonte me ta qe prej ndarjes. Madje konfirmuan se i ndjeri ishte paralajmeruar qe te mos i afrohej me vajzes se tyre. Diten e djeshme te aferm te viktimes kane terhequr trupin nga Morgu dhe dhane deshmite e tyre per policine, duke u shprehur se nuk kishin dijeni per keto fakte. Policia ka marre masa edhe per ruajtjen e dy familjeve per te shmangur konfrontimet e metejshme.