Tenton ta vrase me "Kallash", arratiset adoleshenti
Korce- Tenton te vrase bashkefshatarin me "Kallashnikov" pas nje sherri te castit, arratiset nga vendngjarja adoleshenti i dyshuar. Grindja per pak sa nuk ka perfunduar ne tragjedi, por nderhyrja e familjareve ka shmangur pasojat e konfliktit banal. Burime zyrtare te policise se Korcen bene me dije se shpallen ne kerkim si te dyshuar R. Cucllarin, 18 vjec, banues ne fshatin Porodine. Adoleshenti po hetohet per veprat penale te "kanosjes" dhe "prodhim dhe mbajte pa leje e armeve dhe municionit luftarak". Denoncimi eshte bere dy dite me pare nga nje 24 vjecar banues ne te njejtin fshat, te cilit i eshte rrezikuar jeta pasi adoleshenti ka tentuar ta vrase pas sherrit me automatik. Grupet e gatshme kane shkuar ne fshat dhe gjate kontrollit te kryer ne zone, prane vendit te quajtur ish-shkolla e vjeter Porodine, gjeten te fshehur nje arme automatike dhe 27 fisheke. Megjithe kontrollin e kryer ne banesen e 18 vjecarit dhe te te afermit, Cucllari nuk eshte vene ne pranga. Autori i dyshuar u shpall ne kerkim policor, nderkohe qe grupi hetimor ka marre deshmine e te demtuarit qe ka rrefyer se grindja ishte banale.