Disfatë dhe në Bosnje, tanët nuk po ngrenë kokë me U-21
Gega përtej disfatës ka deklaruar pas ndeshjes: Mos harroni që është skuadër e re, që luan për herë të dytë bashkë. Sigurisht që në ndeshjet e ardhshme do të jemi më mirë
Bosnje-Hercegovinë Shqipëri 4-1
E martë, 11 qershor 2013, ora 18:00 në stadiumin Bilino Polje, Zenica
Shënues: Mesanoviç 17, 67, Çajiç 29, Duljeviç 90+1/F.Hoxha 45+1
Bosnje-Hercegovina: Jajalo, Kovaçeviç, Mesanoviç, Maletiç (57Duljeviç), Grahovac, Hajroviç, Bevab, G.Cimirot, Jevtiç (46Prçiç), Çajiç, Arezina (77Graovac) Trajner: V.Jagodiç
Shqipëria: Menka, Dita (46Vogli), Matoshi, Gjokaj, Kërçiku (74Deliallisi), Batha, Taipi, Neziraj, Shala, F.Hoxha, Qaqi (46Prençi) Trajner: S.Gega
Gjyqtarë: A.Anufrijevs, A.Spasjonikovs, R.Platonovs (Letoni)
Kartonë të verdhë: Cimirot/Kërçiku
Statistikat e ndeshjes
Bosnje-Hercegovina Shqipëria
4 gola të shënuar 1
6 gjuajtje në port렠 4
5 gjuajtje jasht렠 2
6 goditje këndi 2
16 faulla kundër 15
1 kartonë të verdh렠 1
Edhe ndeshja e dytë e kombëtares sonë shpresa, që është luajtur dje në Zenica të Bosnje-Hercegovinës, përballë skuadrës vendëse, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian U-21 2015, ka përfunduar me humbje. Madje me një humbje më të thellë se përpara katër ditësh, kohë në të cilën tanët në Durrës luajtën ndeshjen e tyre të këtyre eliminatoreve, teksa u mundën 1-2 nga Hungaria.
Fakti që, një ditë përpara ndeshjes, Gega do të pohonte për gazetat sportive shqiptare se boshnjakët jo vetëm që janë skuadër e vështirë, por dhe ekip që prodhojnë shumë gola, duket sikur i ka futur në fushë tanët thuajse të dorëzuar.
Bosnjë në fakt, ashtu sikurse të gjitha skuadrat e grupit tonë, duke nisur që nga Hungaria, për të vijuar më pas me Austrinë dhe Spanjën, jo vetëm që kërkonte fitoren, por donte të shënonte sa më shumë. Pse jo ta kthente portën kuqezi mundësisht në një tabelë qitjeje, që duket se do të jetë vazhdimi i të gjitha ndeshjeve të këtij edicioni, kuptohet pa dashur të paragjykojmë, sepse deri më tani askush nuk e di se si është Austria dhe Spanja.
Për ti dhënë jetë motivit të vet, boshnjakët ishin rreshtuar në fushën e lojës me një skemë taktike 4-2-3-1. Përpara portierit Jajalo, në mbrojtje nga e djathta në të majtë vinin G.Cimirot, Hajroviç, Kovaçeviç dhe Bevab. Përpara tyre ishin rreshtuar Grahovac dhe Çajiç. Kurse sulmuesin e deklaruar të vendësve, Maletiç, e mbështesnin nga pas Jevtiç në të djathtë, Mesanoviç në qendër dhe Arezina në të majtë.
Në krahun tjetër, tanët, ndryshe nga përballja më hungarezët, duket se kanë qenë më të guximshëm, ndaj dhe kanë luajtur me skemë klasike 4-4-2. Përpara portierit Menka në mbrojtje vinin: Dita në të djathtë, Qaqi e Gjokaj në qendër dhe Matoshi në të majtë. Në mesfushë Kërçiku në të djathtë, Taipi e Batha në qendër dhe Shala në të majtë. Kurse në sulm F.Hoxha dhe Neziraj.
E në një farë mënyre, të paktën deri në fundin e pjesës së parë, tanët duket sikur kanë qenë të barabartë me boshnjakët në fushën e lojës, pavarësisht rezultatit 1-2. Që në luajtjen e topit të parë nga qendra, Cimirot është detyruar të shkaktojë faull ndaj Bathës. Vendësit janë kundërpërgjigjur menjëherë, teksa Shala ka devijuar një top në goditje këndi, që në të 2 nuk ka prodhuar asgjë për vendësit. Në të 4, provon Arezina për vendësit, por sërish jashtë, kurse në të 6 Çajiç ka shkaktuar tjetër faull ndaj F.Hoxhës.
Boshnjakët tregohen të ashpër në mbulimet e tyre, por dhe të rrezikshëm në sulmet e tyre drejt portës kuqezi. Në të 8, provojnë Grahovac dhe Jevtiç për vendësit, por duket se tanët janë me fat dhe shpëtojnë nga pësimi i golit. Madje në gjuajtjen e Jevtiç ka meritë dhe portieri Menka, që ka larguar rrezikun. Në yë 10. F.Hoxha, në tentativën për të rrezikuar në portën vendëse, shkakton faull ndaj Kovaçeviç.
Në dy goditje këndi të vendësve, me Arezinën dhe Grahovac, Bosnja nuk ka shënuar dot. Ka dhe faulle në mesfushë ndaj Taipit dhe Kërçikut, që frenojnë kundërsulmet e tanëve. Dhe në të 17 bie rezistenca e kuqezinjve, pasi vendësit kanë kaluar në avantazh me anë të Mesanoviçit, që ka shfrytëzuar një pasim të saktë të Arezinës.
Madje dy minuta përpara, mund të kishte kaluar Shqipëria në avantazh, kur në të 15, Jajalo ka bllokuar një gjuajtje të Kërçikut. Tanët kalojnë dhe momente nervozizmi, teksa Dita dhe F.Hoxha kanë shkaktuar faulle ndaj Grahovac dhe Maletiç. Ashtu siç ka bërë dhe Kërçiku në të 26 ndaj Mesanoviçit. Dhe boshnjakët nuk kanë falur në të 29, kur kanë shënuar golin e dytë me anë të Çajiç.
Deri në fund të pjesës së parë,.ka pasur disa mundësi të mira për tanët me Shalën në të 33, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë ka ardhur dhe ngushtimi i rezultatit me anë të F.Hoxhës, që ka shfrytëzuar një pasim të Ditës. Duket sikur do ta ndryshonte imazhin e kuqezinjve, të cilët kanë dhe bërë ndryshime në formacion.
Mirëpo boshnjakët nuk janë dorëzuar, ndërsa kanë shënuar dy herë me anë të Mesanoviçit në të 67 dhe në fund me anë të Duljeviç dhe në fund 4-1 për vendësit, të cilët do të jenë kundërshtar me tanët dhe në Lojërat e Mesdheut Mersin 2013, pas gati dhjetë ditësh. Kësisoj një humbje e dytë për tanët, që vazhdon ti mbajë në fund të grupit 4 në kualifikueset e Kampionatit Evropian U-21 2015, ndërsa më 14 gusht do të presin Austrinë.
Pas ndeshjes
S.Gega (Trajneri i Shqipërisë) Dua ti jap përgëzimet e mia trajnerit të Bosnje-Hercegovinës dhe lojtarëve të kësaj skuadre. Janë një skuadër shumë e fortë dhe kam parë lojtar cilësor në këtë ekip. Të them të drejtën, pavarësisht nga rezultatet, unë jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, pasi është një skuadër e re dhe kanë vetëm dy ndeshje që luajnë bashkë. Në të ardhmen do të jemi dhe më mirë.
V.Jagodiç (Trajneri i Bosnjes) Unë i përgëzojë lojtarët e mi për këtë fitore, pasi ishte ndeshja e parë në këto kualifikuese dhe një fillim gjithnjë është i vështirë. Kemi një paraqitje dhe një rezultat shumë të mirë. Pas këtij suksesi në këtë ndeshje, që vjen menjëherë pas fitores të skuadrës së madhe ndaj Letonisë, 5-0, do të tregojë që ne vazhdojmë punën përpara. Unë e pash një skuadër të mirë Shqipërinë dhe kam mendimin që do të eci përpara. Do ti falënderoj të pranishmit, për të gjithë atë mbështetje që na dhanë
