Disfatë e Serbisë, kalojnëGjermania dhe Gana
JOHANESBURG- Gjermani-Angli dhe Ganë-SHBA janë dy çiftet e tjera të të tetave të finales në kampionatin botëror. Ka qenë ky verdikti i ndeshjeve të sotme. Gjermanët fituan 1-0 ndaj Ganës duke marrë vendin e parë në grup, ndërkohë që skuadra afrikane, pavarësisht humbjes, është kualifikuar në sajë të golavarazhit më të mirë përballë Australisë. Por, dështimi i takimeve të sotme ka qenë Serbia, e cila u mund 2-1 nga Australia, në një sfidë të mbushur me polemika. Gjithsesi, takimi më i rëndësishëm ishte ai mes dy kryesueseve të grupit, Gjermanisë e Ganës.
Skuadra e Joakim Lëv arriti të fitonte 1-0 falë golit të Mesut Ozil në minutën e 60-të. Gjermania e ka dominuar sfidën, por edhe ganezët nuk kanë qëndruar duarkryq, duke krijuar disa raste të mira në portën kundërshtare.
Në pjesën e parë rasti më flagrant ishte ai i Mesut Ozil, që i vetëm me portierin, nuk mundi të kalonte dot gjermanët në avantazh. Fraksioni i dytë nisi me një rast të mirë për Asamoah, por goditja e këtij të fundit u prit nga portieri Manuel Nojer.
Në minutën e 60-të, Mesut Ozil shkarkoi të djathtën e tij nga kufijtë e zonës, duke kaluar ekipin e Lëv në avantazh. Një rezultat që nuk ndryshoi deri në fund, ndërsa pas golave të Australisë, edhe ganezët ishin të kënaqur, duke mos sulmuar shumë. Fitorja i jep Gjermanisë vendin e parë në grupin D dhe tashmë ajo do të përballet me Anglinë në turin tjetër.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Serbia u mund 2-1 nga Australia edhe pse e dominoi sfidën. Skuadra e drejtuar nga Radomir Antiç shihej si favorite absolute pas fitores së bujshme me Gjermaninë, por lojtarët e saj nuk kanë ditur të shfrytëzojnë rastet përpara portës. Pas një pjese të parë pa gola, “Kangurët” gjetën avantazhin në me Tim Kehlli në minutën e 69-të. Vetëm 4 minuta më pas, Holman dyfishoi shifrat, duke qetësuar trajnerin Verbek në pankinë. Serbët u rikthyen në lojë në minutën e 84-t, kur Panteliç arriti të shkurtojë shifrat. Deri në fund, skuadra ballkanase humbi një seri rastesh, ndërsa në shtesë serbët protestuan ashpër për një penallti që nuk u dha nga gjyqtari i ndeshjes Larrionda.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s