Qeveria 25 mln euro borxhte bankat, BSH: Ankandido të bëhet të hënën
TIRANE- 25 milionë euro është borxhi i ri që qeveria do të marrë te bankat vendase. Ditën e hënë do të zhvillohet edhe ankandi për sigurimin e kësaj huaje. Sipas të dhënave nga departamenti i operacioneve monetare pranë Bankës së Shqipërisë, bonoja do të merret për një afat 9 mujor dhe bankat që do të marrin pjesë në këtë ankand do t’i lëvrojnë paratë më datë 30 qershor. Ndërkohë më 1 korrik, qeveria ka premtuar se do të bëjë rritjen e pagave dhe pensioneve.
Marrja e këtij borxhi do të ndihmojë buxhetin e shtetit në këtë periudhë që ministria e financave nuk po arrin të emetojë eurobondin në tregun ndërkombëtar. Kjo për shkak të rritjes së ndejshme të interesave, si pasojë e krizës greke. Nga ana e saj, ky dikaster bën të ditur se marrja e 25 milionë eurove nga bankat tregtare në vend nuk do të krijojë probleme për financimin e biznesit, pasi sistemi bankar është në gjendje të shëndoshë financiare dhe ka likuiditete që të japë kredi. Por mbetet fakt që ritmet e kreditimit të biznesit janë ngadalësuar gjatë këtij viti, për shkak edhe të garancive të pakta që ofron sipërmarja, si pasojë e vëhstirësive që po kalon. Në këto kushte, bankat janë më të sigurta që të financojnë qeverinë, pasi bonot janë me risk zero.
Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se do të synohet që në ankand për bonon 25 milionë eurosh të sigurohet një normë interesi më e ulët se 7.5 për qind që është interesi i eurobondit që do të emetohej në tregun ndërkombëtar. Megjithatë kjo do të varet nga ofertat që do të bëjnë bankat tregtare ditën e hënë
(e.n/News24/BalkanWeb)