E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disidenti i shquar kinez lë ambasadën amerikane

Lajmi bëhet I ditur nga agjencia e lajmeve “Xinhua”, e cila sqaroi se ai u largua me dëshirën e tij. Një zyrtar amerikan tha se ai e kishte çuar disidentin e verbër në një klinikë mjekësore në Pekin.

Disidenti i verbër iku nga arresti shtëpiak gjashtë ditë më parë, por asnjëra palë (Kinë-SHBA) nuk ka konfirmuar se ai ishte në ambasadën amerikane.

Njoftimi për largimin e Chenit vjen në një kohë që në Pekin sapo ka mbërritur Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, e cila së bashku me Sekretarin e Thesarit dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë do të marrë pjesë në takimin vjetor për Dialog Strategjik dhe Ekonomik me kinezët.

Çështja e Chenit rrezikonte të linte në hije bisedimet që do të fokusohen në tema tepër të rëndësishme si zhvelerësimi me qëllim i monedhës kineze, Irani, Koreja e Veriut, Siria si dhe në çështje tregtare./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-02 10:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›