PDIU-ja përshëndet vendimin për Limajn
“Vendimi i Gjykatës së Prishtinës tregon edhe një herë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë për një çështje të madhe kombëtare dhe që nuk kaloi në asnjë rrethanë caqet e një lufte të drejtë”, thekson kjo parti.
Sipas PDIU-së, Fatmir Limaj dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij janë dhe mbeten figurat kryesore të pavarësisë së Kosovës, që sakrifikuan gjithçka për atdheun. “Ky është vendimi i dytë shfajësues së Limajt për çështjen Kleçka, pas vendimit të marrë në mars të këtij viti.PDIU-ja gjithmonë ka besuar në pafajësinë e komandant Çelikut, ndaj ka bërë thirrje për t’i dhënë kohën e duhur drejtësisë për ta thënë fjalën e saj”, vijon reagimi. /Start/
2012-05-02 13:45