E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europes deshton Manchester City

Manchester City ka transferuar krizen e rezultateve te ndeshjeve te fundit edhe ne Ligen e Evropes pasi skuadra e Roberto Manchinit eshte mundur 3-1 ne fushen e polakeve te Leh Poznan. Tjeter paraqitje negative e anglezeve qe pasi kane mbyllur pjesen e pare ne dizavantazh si pasoje e golit te Injac ka barazuar shifrat me Adebajor. Por vetem kaq pasi shpresat e City per nje rezultat pozitiv ne kete takim do te shuheshin ne kater minutat e fundit ku polaket do te vulosnin fitoren me dy gola te tjere te shenuar nga Arboleda dhe Mozdzen.

Zhgenjen edhe Juventus ne ndeshjen tjeter te grupit A pasi nuk ka shkuar me shume se barazimi pa gola ndaj austriakeve te Salzburg. Mungesat e shumta kane ndikuar te skuadra e Del Nerit qe ka veshtiresuar objektivin per te kaluar ne raundin tjeter te Europa Lige.

Forma e dobet e ketij fillim-sezoni duket se eshte harruar nga Liverpuli qe ka mundur 3-1 Napolin ne Grupin K. Italianet do te surprizonin ne Anfield Road me golin e Lavezzit qe do te mbyllte pjesen e pare me avantazhin e Napolit por me rikthimin ne fushe ne skene do te dilte kapiteni anglez Stiven Gerrard i cili do te shenonte tre golat e fitores por Liverpulin qe ka hedhur nje hap te rendesishem drejt kualifikimit per ne raundin tjeter ne Ligen e Evropes.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›