Cheerleader performanca joshese e sportit
Cheerleader cirlider apo nxitesi i tifozeve eshte shume i perhapur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku sipas vleresimeve jane 1.5 milione persona qe e ushtrojne aktivitetin me performanca joshese. Improvizimet provokative shnderruan perfermuesin cheerleader nje ikone sex apeal duke frymezuar regjisoret ne xhirimin e shume filmave te tille si The Cheerleaders apo The Pom Pom Girls. Kjo semundje joshese eshte duke u perhapur gjeresisht ne bote perfshire Australine Kanadane Kinen Kolumbine Finlanden Francen Gjermanine Japonine Holanden Zelanden e Re por dhe Mbreterine e Bashkuar ku sipas perllogaritjeve performojne me shume se 100 mije persona. Cheerleading eshte ne fakt nje aktivitet fizik dhe ngandonjehere edhe nje kompeticin sportiv. Shfaqja konsiston ne vallezime kercime akrobacia te cilat u drejtohen tifozeve perpara dhe ne pushim te ndeshjeve.
Tomas Pibellit nje trajneri futboll i ekipit te kolegjit
i dedikohet edhe ideja per futjen e vajzave cheers te gezuara per te nxitur tifozet ne ndeshjet e futbollit te Universitetit te Minesotes. Gjithsesi shfaqjet ishin shume amatore dhe statike derisa studenti Xhoni Kempell drejtoi nje grup duke iu drejtuart turmes me tekstin pasues Rah Rah Rah Ski-u-mah Hoo-Rah Hoo-Rah Varsity Varsity Varsity Minn-e-So-Tah duke e shnderruar Kempbellin ne cirliderin e pare. 2 nentori i viti 1898 njihet zyrtarisht edhe si datelindja e cirlidingut te organizuar.
Menjehere Universiteti i Minesotes organizoi nje grup te ashtuquajtur yell leader tifozet qe bejne thirrje inkurajuese e ku ne skuadren e pare merrnin pjese gjashte studente meshkuj te cilet perdornin te njejtin stil si cirset e Kempbellit. Cirliding nisi si nje aktivitet teresisht mashkullor ndersa femrat nisen te marrin pjese ne vitin 1923. Gjate kesaj kohe veprimet gjimnastikore akrobacite dhe megafonet u inkorporuan ne veprimet e cirsave e qe perdoren edhe sot e kesaj dite. Vleresohet se 97 per qind e cirliderve jane femra.
Ne vitin 1949 u themelua Cheerleader Danz Team ku u percaktuan edhe disa rregulla baze por dhe dizenjimi i pergjithshem i uniformes se cheerleader-ve nderkohe qe u shpik edhe herkie ku njera nga kembet mbeshtetet ne toke ndersa tjetra ngrihet sa me lart qe te jete e mundur dhe strecohet ne nje pozicion shume joshes.
Shumica e shkollave te mesme amerikane shkollave te larta dhe kolegjeve kane organizuar skuadra te bazuara vetem nga nxenesit apo studentet. Disa kolegje organizojne kampionate midis tyre. Sponsoret e shkollave synojne te promovojne shpirti e shkolles dhe motivimin e lojtareve dhe fansave. Koreografia e cheerleader-ve mund te zgjase disa minuta por pergatitjet dhe provat marrin disa dite pasi ushtrimet qe perfshijne kercimet akrobacite levizjet dhe lirshmerine ne vallezime kerkojne impenjim dhe disipline. Koreografia eshte nga me terheqeset dhe josheset per tifozet.
Ne vitet 1960 ne Shtetet e Bashkuara madje u organizuan seminare ne te gjithe vendin per te mesuar aftesite te berit cheer ku merrnin dhe vajza te shkollave te larta. Ne vitin 1978 ne Shtetet e Bashkuara u transmetua per here te pare edhe kampionati i cheerliderve. Ne vitet 1960 ekipet e National Football League Liga e Futbollit Kombetar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nisen te organizonin ekipe profesionale cheerleading. Keto te fundit nisin te binin shume shpejt ne sy fale levizjeve joshese dhe ekstravagante per kohen me levizje te sofistikuara dhe vallezime terheqese ndersa stadiumet beheshin gjithmone e me te mbushura.
Cheerleading performohet aktualisht me shume prane ekipeve te futbollit dhe basketbollit amerikan por eshte e pranishme edhe ne ato te futbollit europian hokeit ne akull volejbollit bejzbollit dhe reslingut.
Boxe
TEKSTET E KENGEVE
Kenget jane pjese e spektaklit te cheerleaders. Ej a jeni gati/ Jeni gati/Te luani/ thuaji po ekipit./ Ne jemi numri nje/ nuk mund te jemi kurre numri dy/ Shko lufto fito/ Shko lufto fito. Tekstet jane nxitese per tifozet vendas provokuese per lojtaret kundershtare.
MOTIVIMI I TIFOZEVE
Shumica e shkollave te mesme amerikane shkollave te larta dhe kolegjeve kane organizuar skuadra te bazuara vetem nga nxenesit apo studentet. Disa kolegje organizojne kampionate midis tyre. Sponsoret e shkollave synojne te promovojne shpirti e shkolles dhe motivimin e lojtareve dhe fansave.
KOREOGRAFIA SPEKTAKOLARE
Koreografia e cheerleader-ve mund te zgjase disa minuta por pergatitjet dhe provat marrin disa dite pasi ushtrimet qe perfshijne kercimet akrobacite levizjet dhe lirshmerine ne vallezime kerkojne impenjim dhe disipline. Koreografia eshte nga me terheqeset dhe josheset per tifozet.
FILMA PROVOKUES
Improvizimet provokative te Dallas Cowboys Cheerleaders ne vitet 1970 dhe shume imitues te tyre ane e mbane Amerikes e shnderruan perfermuesin cheerleader nje ikone sex apeal duke frymezuar regjisoret ne xhirimin e shume filmave te tille si The Cheerleaders apo The Pom Pom Girls.
INDUSTRIA PER TE RRITUR
Ne komedite seksuale apo dhe filmat horrore cheerleader-si u be nje element baze ne industrine e filmave per te rritur duke filluar qysh me Debbie Does Dallas dhe kater serialet e tij. Programet te shumta u kushtoheshin variteteve shfaqjeve komerciale apo dhe bisedave te shumta.
70 MILIONE DOLLARE
Ne vitin 2000 filmi Bring It On qe bazohej rreth nje skuadre cirlideri The Torros te nje shkolle te larte ne San Diego e vecanerisht rreth jetes reale te nje ish-cirlidereje Kirsten Danst arriti ne menyre surprize fitime deri ne 70 milione dollare brenda kinemave amerikane.
25 MIJE DEMTIME
Gazeta amerikane Pediatrics ne nje raport te saj shkruante se numri i cheerleader-ve qe ka thyer kocka tronditje dhe ndrydhje muskujsh eshte rritur shume vitet e fundit. Ne vitin 2001 25 mije vajza kryen te pakten nje vizite mjekesore nderkohe e ne vitin 2007 23 mije te tilla paten demtime te lehta.
Debati Sport apo jo
Ne Shtetet e Bashkuara ekziston ende nje debat nese te berit cirlider eshte nje sport i vertete apo jo. Mbeshtetesit e konsiderojne ate si nje sport nisur edhe nga fakti i ushtrimeve atletike qe kerkojne aftesi por dhe talent ndersa kritiket e nuk e shohin se e meriton te trajtohet me statusin e sportit. Koreografia me levizje gjimnastikore akrobacish formim figurash nuk konsiderohen si nje sport i mirefillte.
Rreziku i demtimeve
Edhe pse duket nje sport terheqes e qe bazohet mbi disa veprime me shume te karakterit rutine rreziku i demtimit te nje performuseseje cheerleader eshte i pranishem. Thyerja nje vertebre e Kristi Jamaoka gjate nje rrezimi pas nje numri koreografik piramide u kthye ne nje ceshtje. Ngjarja ndodhi kur Jamaka humbi ekuilibrin gjate nje ndeshjeje basketbolli midis ekipeve universitare te Ilinosit dhe Bredlit. 103 aksidente fatale kane ndodhur ne SHBA.
Nga Ruzvelti te Bushi presidentet cheerleader
Jane shume senatore apo dhe presidente te Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe kane qene ne rinine e tyre ne rolin e nje cheerleader-i. Presidentet amerikane Franklin Ruzvelt Duajt Ajzenahuer dhe Xhorxh W. Bush eshte nje prej tyre. Xhorxh E. Bush presidenti i 43-te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne rinine e tij ka qene nje cheerleader. Bushi e ka bere kete kur ishte ne Akademine Filips nderkohe qe gjate kohes se studimeve ne Universitetin e Jales ai ishte ne nje lojtar regbie.
MADONA-BULLOK
Emra te tjere jane aktori Aron Spelling i njohur te filmi Beverly Hills 90210. Edhe aktorja Alisia Silverston qe luan ne filmat Clueless dhe Batman perpara se te merrej me aktrim ka qene nje cheerleader. Aktorja suedezo-amerikane An-Margret nje partnere e Elvis Prislit ne fillimin e famshme Viva Las Vegas ishte dikur nje cheerleader. Ketij lloj profesioni nuk i ka shpetuar as ylli i muzikes pop Madona dhe nje kengetare tjeter Deana Karter figuron ne kete liste. Majkel Dagllas eshte nje tjeter aktor i njohur qe fitoi fame si cheerleader. Seks simboli i viteve 1960 ka deklaruar se nje here ka qene cheerleader. Fituesja e cmimit Oscar Sandra Bullok ka qene cheerleader gjate kohes qe ajo ndiqte ne Uashington shkollen e larte.
FEMRA TE NXEHTA
Nese dikush do te pyeste se kush ishin femrat me te nxehta ne bote ne industrine sportit shumica do te perfshinte cheerleaders. Jane nga me te nxehtat dhe konsiderohen si te perzgjedhura me kujdes. Shfaqjet qe cdo tifoz kerkon gjate pushimit midis ndeshjeve te Orlando Mexhik eshte nje striptize e vertete. Nuk ka asnje te sarkazem ne kete pohim - shkruan Tomas Dilejt i portalit te njohur amerikan Bleacher Report. Nje cheerleader e Atlantes e ka per zakon te ngreje gjoksin lart si shenje nje krenarie. Te Oklahoma Siti cheerleader shfaqen si kaubojse cizme te gjata fund te shkurter kemishe te hapur dhe kapele. Britani e Pistons eshte nje krijim i paster arti i denje per nje kukull. Ekipi Toronto Raptors ka ndertuar stilin e tij ne veshjen e vajzave nderkohe qe Feoniks San ben kujdes ne listen e vajzave joshese ekstremisht joshese. Vajzat seksi kompletojne koreografine e Selltiksave. Klubi i Mexhik i ka qejf veshjet futuristike te vajzave por cheerleaders jane shume provokuese kur shfaqen ne stilin me veshje shkolle. Megani e Detroit Pistons mund te duket nje vajze e qete ne jeten e perditshme por ne parket eshte nje pozante provokuese. Ne komedite seksuale apo dhe filmat horrore cheerleader-si u be nje element baze ne industrine e filmave per te rritur duke filluar qysh me Debbie Does Dallas dhe kater serialet e tij. Programet te shumta u kushtoheshin varieteteve shfaqjeve komerciale apo dhe bisedave te shumta.
Miss Florida 2010
Megan Klementi bukuroshja nga Kendalli i Florides u shpall Miss Florida SHBA 2010. Klementi ka qene cheerleader e ekipit te basketbollit te NBA-se Orlando Magik.
Tina Landon cheerleader e yjeve
Koreografja e njohur Tina Landon nje meksikano-amerikane me qender ne Los Anxheles e qe ka punuar me Prince Xheniferi Lopezin Kristina Aguileren Shakiren Pusikat Dolls Tina Terner Britni Spirs Rihana Pink Mark Antoni e filloi karrieren e saj duke vallezuar si chearleeder. Koreagrafite e saj jane te famshme ne gjithe boten duke marre edhe disa cmime speciale nga MTV-ja per videon me te mire per koreografine. Tina Landon ka qene cheerleader e ekipit te basketbollit Los Anxheles Lejkers.
Si cheer-et nje ndeshje
1. Vajzat duhet te arrijne heret. Kjo eshte koha perfekte per te ngrohur zerin dhe te merren me strecing.
2. Ndeshja nis me nje Hello pershendetese per skuadren per te cilen performon grupi i cheerleaders.
3. Grupi qendron perballe tifozeve dhe i nxit ata gjate gjithe kohes sidomos kur skuadra eshte ne ofensive.
5 Nentor 2010