Disiplina e FSHF-së gjobit ‘Brigelin’
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit gjobiti me 10 mijë lekë (të vjetra) Brigelin. Realisht nuk bëhet fjalë për ish-trajnerin e kombëtares Hans Peter Brigel, por për futbollistin e Turbina U-17, Brigel Mehja, i cili për goditje me grusht të kundërshtarit nga Gramshi, Xhesian Deliu, u ndëshkua edhe me tetë ndeshje pezullim. Ndërsa Alban Bizhyti i Lushnjës, me 30 mijë lekë gjobë e dy ndeshje pezullim, është i ndëshkuari “VIP” i Komisionit të Disiplinës për këtë javë. Të gjitha dënimet e tjera, ku përfshihen edhe përdorimet e grushteve nga Ertigen Ceni (Kastrioti U-19) e Florenc Koçi (Gramshi U-19) u përkasin kampionateve të moshave moshave U-19 (Arlin Isaj, Shkumbini U-17; Fatjon Margjini, Laç U-17) e U-17 (Xhesian Deliu, Gramshi U-17; Brigel Mehja, Turbina U-17).
vendimet e plota
1. Lojtarët Alban Byzhyti, i KF Lushnja për ofendim të arbitrit dhe asistentit të arbitrave pezullohet 2 (dy) ndeshje dhe 30 mijë lekë gjobë, në bazë të nenit 26/7 të KDS.
2. Lojtarët e ekipeve “U-19”
a) Ertigen Ceni (KF Kastrioti)
b) Florenc Koçi (KF Gramshi), për goditje me grusht të kundërshtarit pezullohen nga 8 (tetë) ndeshje dhe gjobiten me
nga 10 mijë lekë, në bazë të nenit 26/1 të KDS.
3. Lojtarët e ekipeve “U-19”
a) Arlin Isaj (KF Shkumbini)
b) Fatjon Margjini (KF Laçi) për ofendim të kundërshtarit pezullohen nga 2 (dy) ndeshje dhe gjobiten me nga 5 mijë lekë secili, në bazë të nenit 26/7 të KDS.
4. Lojtarët e ekipeve “U-17”.
a) Xhesian Deliu (KF Gramshit)
b) Brigel Mehja (KF Turbina), për goditje me grusht të kundërshtarit pezullohen nga 8 (tetë) ndeshje dhe gjobiten me
nga 10 mijë lekë secili, në bazë të nenit 26/1 të KDS.