E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Korçë hapin “qesen”, shpërblime për çdo fitore

 

Duket se drejtuesit e klubit të Skënderbeut kanë vendosur të gëzojnë me premio të gjithë futbollistët e tyre, për të tria takimet të shoqëruara me fitore në katër javë kampionat. Lajmi u është bërë i ditur lojtarëve në rrugë zyrtare nga vetë drejtori ekzekutiv i klubit, Gjergji Ballço. Nga ana tjetër, shpërblimet, shuma e të cilave është e konsiderueshme, por nuk bëhet publike, do të shlyhen gjatë kësaj jave, para ndeshjes me Besën. Ky lajm është pritur mirë nga të gjithë, ndërsa nga ana tjetër drejtuesit e klubit bardhekuq garantojnë një ekip të fortë dhe pa probleme në pikëpamjen financiare edhe në vazhdim. “Klubi i ka të gjitha mundësitë financiare për ta përballuar këtë kampionat, që për ne është me ambicie shumë të mëdha. E rëndësishme është që ne të arrijmë objektivat tona, ndërsa paratë nuk do të jenë asnjëherë problem, pasi kryesia ka gjetur zgjidhjet e nevojshme në këtë drejtim”, ka thënë Gjergji Ballço.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›