E Shtunë, 31 Tetor 2026

H.Lika thumbon Josën: Teuta, më e fortë me mua

 

Përballja Teuta-Vllaznia, e vlefshme për javën e 5-të të kampionatit kombëtar të futbollit shqiptar, është njëherësh edhe përballja midis dy trajnerëve. Me pak fjalë, Hasan Lika dhe Mirel Josa do të ndeshen me ish-skuadrat e tyre. Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, është shprehur me nota realiste dhe me shumë kujdes për ekipin kundërshtar. Sipas tij, Teuta në kohën e drejtimit të tij ka qenë më e fortë dhe më cilësore se kjo e sotmja. Nga sa mësohet, trajneri Mirel Josa e vlerëson ekipin e tij aktual, Teutën, por nuk lë pa përmendur si një skuadër cilësore edhe Vllazninë. Pavarësisht se të dy “timonierët” duket se nuk kërkojnë të bëjnë paralelizma midis skuadrave që drejtojnë dhe atyre që kanë pasur, që të dy në mendjen e tyre i dinë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarëve. Edhe pse një pjesë e lojtarëve kanë ndryshuar, përsëri shkolla e të luajturit futboll si ajo shkodrane dhe durrsake mbetet po të njëjtat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›