Edi Rama, si themelues i komunikimit politik në Shqipëri
HENRI ÇILI
Përpara se Edi Rama të hynte në politikë, komunikimi politik në Shqipëri ishte në gjendje të rëndë. Ose më saktë nuk kishte filluar fare. Deri në vitin 1997-1998, e majta shqiptare ishte në inercinë e propagandës puniste, kurse Partia Demokratike e Sali Berishës ishte në të njëjtat skema me kokë poshtë të propagandës politike, pra thjesht dhe ata ishin në një stil komunikimi politik propagandistik. Më shumë se 10 vjet më vonë, kur duket se të gjithë mund të bëjnë gjithçka, ka megjithatë një meritë për t’u vënë në vendin e vet: Edi Rama mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si themelues i komunikimit politik në Shqipëri. Madje më shumë se kaq: përdoruesi më efektiv i këtij instrumenti, pa të cilin nuk mund të kuptohet politika e sotme.
Jo më kot, është ky “case study”, pra analiza e stilit të komunikimit politik të Edi Ramës, që i ka tërhequr vëmendjen gazetares dhe pedagoges së re, koleges sonë Belina Budini, duke e shndërruar këtë në punimin e saj të diplomës për të mbrojtur masterin në media – komunikim, në Universitetin e Londrës, kolegji Goldsmiths, një vit më parë. Botimi i këtij libri nga ana e UET-press është një moment dyfish i rëndësishëm: sepse inkurajon kapërcimin e meta-gjykimeve apo propagandës pro apo kundër Edi Ramës, si rast shumë i diskutueshëm i komunikimit politik në Shqipëri dhe kalimi në gjykime me natyrë shkencore mbi komunikimin politik në këtë vend. Por edhe si një inkurajim që pedagogët, studiuesit apo gazetarët me përvojë tashmë, sikurse është Budini, të mund të “dokumentojnë” punën dhe gjykimin e tyre mbi aktualitetin në vend duke hedhur në agor-ën e debatit publik, hiç më pak se “ide të reja” apo “qasje të reja”.
Autores i tërheq vëmendjen Edi Rama, i cili në një marshim të pandalshëm politik nga faqet e shtypit të lirë shqiptar të gjysmës së parë të viteve ‘90, arriti të kapte kreun e njërit prej dy krahëve të spektrit politik shqiptar, atë të PS-së. Kjo, pasi kishte arritur të qeveriste kryeqytetin e vendit për dy mandate dhe një të tretë në vazhdim. Si shpjegohet që dikush që vinte nga jashtë partisë, madje që kishte tallur dikur ish- Partinë e Punës, të mund të kapte kreun e kësaj partie, një prej dy partive kryesore në vend? Ka vetëm një të tillë shpjegim: media.
Rama ishte një intelektual i viteve ‘80, ekstravagant në të gjitha drejtimet dhe mëtoi pafund për të gjetur një vend me rëndësi në skenën politike pa asnjë avantazh kushedi se çfarë nga të tjerët. Por, pasi kishte kuptuar para të tjerëve në këtë mëtim të palodhur vetëm një gjë: sot gjithçka është “komunikim”, ose pothuajse. Të gjitha të tjerat në funksion të kësaj: idetë, investimi intelektual e emocional, trafiku i interesave: gjithçka tjetër këtu te media.
Edi Rama e ka thënë vetë jo pa qëllim “unë jam pop–star mes politikanëve dhe politikan mes pop-starëve”. Kjo fjali simbolike që përbën dhe vertebrën dhe titullin e studimit të Belina Budinit është tejet problematike nga pikëpamja e përkufizimit, ndaj të ndërmarrësh një analizë mbi komunikimin politik të Edi Ramës është tejet e komplikuar. Duke përdorur një aparat shkencor bashkëkohor të shkencave të komunikimit, autorja analizon deri në detaje, mënyrën e operimit të Edi Ramës dhe rrugën e tij për të krijuar këtë imazh politik që ka sot.
Edhe pse në 30 vjetët e fundit bota perëndimore ka njohur “case study” të tjerë të kësaj natyre, për Shqipërinë rasti Rama shënon me të vërtetë një premierë.
Kjo premierë, bashkë me meritën e sjelljes së një modeli të ri, ka pozuar një problematikë po aq të madhe sa vetë modelit: cilat janë limitet dhe rreziqet e modelit Rama të komunikimit. Këto limite Edi Rama i ndjeu vetë mbi kurriz gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit, kur bashkë me suksesin e modelit të vet të komunikimit ai vuajti dhe pasojat e kufizimeve të këtij modeli, apo ky model iu kundërvu. Duke qenë shpesh thjesht imazh pa shumë përmbajtje dhe duke kujtuar se kjo mjafton, Edi Rama në zgjedhjet e fundit nuk qe në gjendje të përballonte asnjë debat për së mbari me gazetarë, analistë apo specialistë të fushave të ndryshme lidhur me platformën e tij të 28 qershorit. Duke u mbështetur tek iluzioni se komunikimi ka mundësi të pafundme për të prodhuar politikë, ai neglizhoi një program të vërtetë politik, ra në iluzion lidhur me fuqinë e tij të vërtetë politike, duke kaluar deri në tone apo nuanca mesianike në prezantimin elektoral në këto zgjedhje. Një problem tjetër tejet i madh i modelit Rama në komunikimin politik është infrastruktura e gjerë dhe shpesh e errët që kërkon pas kuintave një prani dhe një lojë mediatike pa limit, sikurse ai ka patur këto 10 vjet. “Revolucioni ha bijtë e vet”, thotë një shprehje e vjetër. Pikërisht sot, kur është një pozitë politike tejet të vështirë nga humbja në zgjedhjet e fundit politike, Rama më shumë se të gjithë të tjerët po i prek me dorë limitet e modelit të tij, limitet e ekzagjerimit të modelit të tij. Nga një pop–star mes politikanësh, Rama themeloi një racë të re politikanëvësh populistë: është një tip tjetër populizmi, që për marrëveshje fjale mund të quhej: “PR – POPULIST”, që do të thotë “populizmi i mbështetur mbi marrëdhëniet publike, mbi komunikimin politik”. Vetëm se Rama gjatë këtyre viteve i pati të dyja, hem të qenit “star”, hem të qenit “populist”. Me një fjalë, një populist–star.