E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdini, në “fije” të shpatës së Kastriotit

Trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini duhet të marrë me cdo kusht tri pikë ndaj Kastriotit të porsangjitur në Kategorinë Superiore, përndryshe mund të shndërrohet në trajnerin e gjashtë që dorëzon detyrën e tij gjatë këtij sezoni pas Hysit (Lufëtari), Likës (Besa), Canaj (Flamurtarit), Ndreut (Kastriotit) dhe Dumitreskut (Apolonia). Një ndeshje relativisht e lehtë në letër, por shumë e vështirë në realitet.
Plot pesë lojtarë do t'i mungojnë Sejdinit, i cili duhet të hedhë sytë nga skuadra e të rinjve, për të plotësuar stolin. Mesfushorët Artion Poci dhe Julian Ahmataj janë dëmtuar të shtunën në "Ruzhdi Bizhuta" dhe nuk do të jenë në dispozicion te trajnerit Faruk Sejdini per ndeshjen kunder Kastritotit. Ahmataj. Të dy lojtarët e dëmtuar i bashkohen mesfushorit tjeter, Enkel Alikaj. Këtyre lojtarëve u shtohen dhe të pezulluarit Erjon Xhafa dhe Goran Vincetic.
Trajneri i sukseshëm i Kastriotit, Petrit Haxhiaj (4 pikë në dy ndeshje), si objektiv madhor ka largimin në mënyrë urgjente nga fundi i tabelës, edhe pse është i vetëdijshëm se ekipin e tij e presin ndeshje të vështira. Barazimi fatlum me Vllazninë në sekondat e fundit, e ka shëndruar në një "silur" të rrezikshëm për "nendetësen" blu, kur në 9 ballafaqimet historike, bilanci Dinamo-Kastrioti është në ekulibër absolut: nga 4 fitore për cdo ekip, dhe një barazim, por që në të vërtetë flasin për një të kaluar më shumë se 10 vjecare.

DINAMO
Bilanci në sezonin 2006-2007: 2 fitore, 0 barazime, 4 humbje. Golat: 7-10. Ndeshjet brenda: 2 fitore, 0 barazime, 1 humbje. Golat: 6-5
Ndeshja e fundit: Elbasani-Dinamo 1-0

KASTRIOTI
Bilanci në sezonin 2006-2007: 1 fitore, 3 bar., 2 humbje Golat: 7-11
Ndeshjet jashtë: 0 fitore, 0 barazime, 2 humbje. Golat: 3-8
Ndeshja e fundit: Kastrioti-Vllaznia 1-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›