E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana-Teuta, sfida e prestigjit për Starovën

Takimi Teuta-Tirana, sfida midis dy fituesëve të fundit të Kupës së Shqipërisë, mund të cilësohet ndeshja "VIP" e javës së 7-të, për vetë faktin se do të ndiqet nga një shpurrë e lartë zyrtarësh të futbollit shqiptar dhe turk, kur të mërkurën në "Niko Dovana" do të asistojnë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe ai federatës turke, Ulusoy. Kjo sfidë ka disa të vecanta dhe duele brenda saj, duke filluar nga ai i trajnerëve Josa-Starova, dy trajenrët e fundit që kanë drejtuar Tiranën, madje Starova është trajneri i fundit kampion me bardheblutë. Sfida tjetër është ajo midis vëllezërve Albedrt dhe Klodian Duro, ku i pari është mbrojtës i Teutës dhe i dyti, mesfushor i Tiranës.
Tirana që në 20 ndeshjet e fundit e ka mposhtur 11 herë Teutën, në "kujtesë" duhet ta ketë sigurisht përballjen e fundit në Tiranë, kur humbi me dëshirë 1-0, duke i "dhuruar" qendrimin në Superligë, Teutës, teksa e kishte mundur dy herë të tjera gjatë sezonit 2005-2006, madje në përballjen e fundit në Durrës, Tirana kishte fituar 4-0. Në sezonin 2004-2005, Tirana fitoi me rezultatin tenistik 5-3.
Tirana mbërrin në Durrrës si kryesuese me meritë e Kampionatit, ndërsa Teuta edhe pse me ndeshje jo shumë cilësore (shumë larg përshtypjes së krijuar në ndeshjen e javës së parë kundër Dinamos të fituar 3-1), ndodhet në vendin e katërt me vetëm katër pikë larg bardhebluve.
Teutës do i mungojë sulmuesi Bledar Mancaku, i pezulluar nga vetë presidenti Hasanbelliu pas problemeve që futbollisti pati me trajnerin Sulejman Starova. Për fitoren e parë të pritshme në "Niko Dovana", presidenti Hasanbelliu ka vendosur një superpremio (shifra nuk është bërë publike). Mbrojtësi Nevil Dede do të jetë e vetmja mungesë e trajnerit Josa, në përballjen Teutes. Lojtari, i grumbulluar me kombëtaren shqiptare për ndeshjen ndaj Holandës, nuk është riaftesuar ende nga dëmtimi, i cili e la ate edhe jashtë sfideë ndaj Apolonisë.
Teuta dhe Tirana janë dy ekpet e vetme që nuk kanë pësuar ende humbje në gjashtë takimet e para. Teuta e "djemve të detit" vjen me pretendime në ndeshjen e 138 historike kundër Tiranës, aq më tepër se nuk ka mundur të fitojë këtë sezon asnjë ndeshje në shtëpi (dy barazime), ndërsa Tirana e presidentit honorifik, deputetit Bamir Topi, nuk ka humbur asnjë ndeshje në tre takimet jashtë.
Bilanci ndërmjet tyre: 137 ndeshje; 32 fitore Teuta, 36 barazime, 69 fitore Tirana. Golat 116-217.
Ndeshja do të gjykohet nga laciani Sokol Cekaj me ndihmës të tij Pjetrushi-Doda.

TEUTA
Bilanci në sezonin 2006-2007: 2 fitore, 4 barazime, 0 humbje. Golat: 9-6. Ndeshjet brenda: 0 fitore, 2 barazime, 0 humbje. Golat:1-1
Ndeshja e fundit: Besa-Teuta 1-1

TIRANA
Bilanci në sezonin 2006-2007: 4 fitore, 2 barazime, 0 humbje. Golat: 17-8. Ndeshjet jashtë: 1 fitore, 2 barazime, 0 humbje. Golat:5-3
Ndeshja e fundit: Tirana-Apolonia 3-1

Sezoni 2005-2006
Tirana-Teuta 0-1
Teuta-Tirana 0-4
Tirana-Teuta 2-1
Teuta-Tirana 1-0
Sezoni 2004-2005
Teuta-Tirana 3-5
Tirana-Teuta 2-2
Teuta-Tirana 0-2
Tirana-Teuta 2-0
Sezoni 2003-2004
Teuta-Tirana 2-2
Tirana-Teuta 3-0
Teuta-Tirana 0-0
Tirana-Teuta 1-3
Sezoni 2002-2003
Tirana-Teuta 2-0
Teuta-Tirana 0-0
Sezoni 2001-2002
Teuta-Tirana 0-1
Tirana-Teuta 1-0
Sezoni 2000-2001
Tirana-Teuta 4-0
Teuta-Tirana 2-1
Sezoni 1999-2000
Tirana-Teuta 1-0
Teuta-Tirana 1-0
20 ndeshje: 5 fitore Teuta, 4 barazime, 11 fitore Tirana. Golat: 16-33

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›