E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, një “bri” tjetër verdhebluve

Partizani-Elbasani është dhe kryendeshja e javës së 7-të, një dyel që sezonet e fundit ka folur tërësisht për të kuqtë në planin e statistikave. Në 16 takimet e tyre të fundit që nga sezonin 1999-2000, Partizani ka fituar 7 prej tyre, ndërsa Elbasani vetëm 3 ndeshje: 6 takime të tjera kanë përfunduar në barazim.
Partizani dhe Elbasani vinë në ballafaqimin e tyre të 103-të, pas fitoreve respektive të një jave më parë: Partizanin me Shkumbinin në Peqin (2-0) dhe Elbasani pas fitores 1-0 në shtëpi me Dinamon.
Partizani, pas javës së "errët" kundër Tiranës, e rimori veten shpejt me një fitore të bujshme 2-0 në Peqin, e para pas 11 vjetësh.
Elbasani nuk ka mundur të grumbulloë asnjë pikë në ndeshjet në transfertë, madje dhe nuk ka mundur të shënojë të paktën një gol, kur la pësuar pesë të tillë.
Trajneri i Elbasanit, Luan Deliu duket sikur e kaloi momentin e keq, dhe skuadra kampione në fuqi, e udhëhequr në fushë nga kapiteni Gentian Stojku, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i verdhëbluve (3 gola), kërkon të bëjë "bis" ndaj skuadrës së tretë kryeqytetase, teksa ka shënuar kundër Tiranës në javën e parë dhe Dinamos para katër ditësh.
Ndeshja Partizani-Elbasani do të gjykohet nga Lorenc Jemini me ndihmës Maloku-Salaj. Partizani dhe Elbasani janë ndeshur midis tyre 102 herë. 59 fitore i takojnë ekipit të Partizanit, 26 barazime dhe 17 fitore i ka arritur Elbasani, teksa të kuqtë kanë gati një "100-she" gola më shumë.

PARTIZANI
Bilanci në sezonin 2006-2007: 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje. Golat:10-5
Ndeshjet brenda: 2 fitore, 0 barazime, 1 humbje. Golat: 6-5
Ndeshja e fundit: Shkumbini-Partizani 0-2

ELBASANI
Bilanci në sezonin 2006-2007: 3 fitore, 1 barazim, 2 humbje. Golat: 6-8
Ndeshjet jashtë: 0 fitore, 0 barazime, 2 humbje. Golat: 0-5
Ndeshja e fundit: Elbasani-Dinamo 1-0

Sezoni 2005-2006
Elbasani-Partizani 1-1
Partizani-Elbasani 2-0
Elbasani-Partizani 0-1
Partizani-Elbasani 1-0
Sezoni 2004-2005
Partizani-Elbasani 0-2
Elbasani-Partizani 2-1
Partizani-Elbasani 2-2
Elbasani-Partizani 2-1
Sezoni 2003-2004
Partizani-Elbasani 2-1
Elbasani-Partizani 1-1
Partizani-Elbasani 4-2
Elbasani-Partizani 0-0
Sezoni 2002-2003
Partizani-Elbasani 3-1
Elbasani-Partizani 2-2
Sezoni 1999-2000
Partizani-Elbasani 2-1
Elbasani-Partizani 1-1

16 ndeshje: 7 fitore Partizani, 6 barazime, 3 fitore Elbasani. Golat 24:18

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›