E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplina fal Shkumbinin dhe kryqëzon Patushin

Vendimet

Sajmir Patushi duket se tashmë do të jetë i detyruar të varë këpucët në gozhdë dhe t’i thotë lamtumirë futbollit, ndërsa Shkumbini ia hedh pa probleme incidenteve të vërejtura në ndeshjen e kësaj jave të Kategorisë Superiore, ndërkohë që ndëshkohen trajneri Përparim Daiu dhe lojtari Erjon Mustafa. Këto kanë qenë vendimet e Komisionit të Disiplinës, i cili u mblodh dje për të analizuar parregullsitë e javës së fundit futbollistike në kampionatin shqiptar të futbollit. Tirana pretendoi se në Peqin, ku u mund 1-0, pati dhunë dhe presione ndaj lojtarit të tyre Andi Lila dhe presione ndaj gjyqtarit të ndeshjes, por në fund, fusha Shkumbinit ia hedh “paq” asnjë ndeshje pezullim. Ndërsa lojtari i peqinasve Erjon Mustafaj u dënua me pesë ndeshje pezullim dhe 100.000 lekë të reja gjobë për goditje me bërryl të kundërshtarit. Po ashtu një dënim prej dy ndeshjesh pezullim dhe gjobë prej 50.000 lekësh ka shkuar për trajnerin e Shkumbinit, Përparim Daiu, për hyrje në fushën e lojës pa lejen e gjyqtarit. Por dënimi më i rëndë i Disiplinës është dhënë për Sajmir Patushin e Kamzës, i cili për goditje të trajnerit kundërshtar, çekiçi, pezullohet për një vit nga futbolli, duke vënë në pikëpyetje një tjetër rikthim të tij në futbollin e luajtur.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›