E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: Ka dallim mes Chelseat dhe Interit

Trajneri i Chelseat, Karlo Ancelotti, thotë se ekipi i tij i Chelseat është shumë në ndryshe se modeli i Jose Mourinjos.
Blutë do të përballen me Interin në kuadër të Ligës së Kampionëve në javën e ardhshme, me Karlo Ancelottin që rikthehet te kundërshtari i tij i vjetër, dhe me Mourinjon që pret ish-lojtarët e tij në Giuseppe Meazza. Duke folur për "La Stampa", Ancelotti thotë se blutë kanë ndryshuar, madje edhe nga ekipi i vjetshëm që drejtohej nga Guus Hiddink.
"Ka më shumë stuhi, ne luajmë me më shumë lëvizje tani", ka thënë Ancelotti, duke e përshkruar Nicolas Anelkan si lojtarin e tij kyç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›