E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot luhet miqësorja Kosovë-Shqipëri

Luhet sot ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet në orën 14:00 në Prishtinë ndërkohë që janë bërë publike edhe emrat e lojtarëve të cilët do të marrin pjesë në këtë miqësore.
Kështu për ekipin e Kosovës do të luajnë Enis Zabërgja, Yll Hoxha e Fisnik Papuqi Gjergj Bushaj, Shpëtim Hasani, Arsim Gashi, Anel Rashkaj, Dritëro Dabiqaj, Lindrit Misini dhe shumë të tjerë. Por, për shkak të dëmtimit do të mungojnë edhe Alban Dragusha (Besa Kavajë) dhe Bardhyl Kaqiu (Trepça).
Ndërsa kombëtarja shqiptare e futbollit do të dalë në fushë me futbollistët:
1. Shpëtim Moçka (Flamurtarti)
2. Ilion Lika (Kastrioti)
3. Andi Lila (Tirana)
4. Arjan Pisha (Dinamo)
5. Franc Veliu (Flamurtari)
6. Ditmar Bicaj (Tirana)
7. Hamels Hoxha (Iraklis)
8. Nertil Ferraj (Dinamo)
9. Gentian Muça (Dinamo)
10. Sabien Lilaj (Tirana)
11. Jetmir Sefa (Tirana)
12. Gjergji Muzaka (Tirana)
13. Emilian Vila (Dinamo)
14. Emiljno Veliaj (Laçi)
15. Sokol Cikalleshi (Besa)
16. Elis Bakaj (Dinamo)
17. Bekim Bala (Vllaznia)
18. Odise Roshi (Flamurtari)
I gjithë formacioni përbëhet nga futbollistë të kampionatit shqiptar të futbollit, shumica emra të rinj të cilët do të testohen nga tekniku Kuzhe për një aktivizim të mundshëm më vonë në Kombëtaren e Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›