Disiplina mban peng Shkëmbin
Vendimet
Bledi Shkëmbi vazhdon të mbetet “peng” për shkak të një vendimi të vonuar nga Komisioni i Disiplinës. Ky i fundit nuk ka marrë ende asnjë vendim për mesfushorin korçar të Skënderbeut, i cili është ankuar në FSHF për problemet në lidhje me pagesat e tij nga klubi i vendlindjes. Anëtarët e Komisionit të Disiplinës ka mbajtur në mbledhjen e radhës dje për shqyrtimin e ankesave të disa lojtarëve për zgjidhje të kontratave me klubet respektive. Pasi u shqyrtuan kërkesat e paraqitura, u dëgjuan edhe lojtarët Bledi Shkëmbi, Gentjan Gjondeda dhe përfaqësuesit e tyre, vendosi shtyrjen e marrjes së një vendimi përfundimtar për në mbledhjen e radhës më datë 16 janar ora 17:00 për shkak të caktimit të një afati plotësues për klubin Skënderbeu për plotësimin e të gjitha detyrimeve sipas vendimit në bazë të vendimit të marrë nga po ky komision më datë 06.01.2010. Po ashtu për mbledhjet e datave 16 dhe 18 janar janë shtyrë edhe të gjitha kërkesat e lojtarëve të tjerë të Superiores për zgjidhje të kontratave me klubet respektive.
#