Mesfushori Rama largohet nga Koblenc
Bundesliga 2
Mesfushori shqiptar, Renaldo Rama, nuk do të jetë më pjesë e TuS Koblencit në Bundesligën 2 gjermane. Klubi ku militojnë edhe Ervin Skela, Edmond Kapllani, vëllezërit Shefki e Njazi Kuqi, Shqipëron Skeraj e Almir Murati ka bërë të ditur se vendosi të prishë kontratën me 19-vjeçarin. “Divorci” ka ardhur pas mirëkuptimit të të dyja palëve. “Klubi ynë dhe mesfushori Renaldo Rama, e kanë shkëputur kontratën. Tus Koblenz i uron lojtarit shumë fat në të ardhmen”, citohej në faqen zyrtare të Koblencit. Rama ishte transferuar në radhët e skuadrës më 3 shkurt të vitit të kaluar nga Gramozi i Ersekës. Largimi duket se ka ardhur për mungesë të hapësirave, duke qenë se mesfushori ka luajtur vetëm një ndeshje: ai është aktivizuar 7 minuta si zëvendësues në muajin mars kundër Hansës së Rostokut. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë edhe e grekëve të Olimpiakosit.
#