E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati kësti i dytë për klubet

E drejta TV

E drejta televizive e Kategorisë Superiore për edicionin 2009-2010 vazhdon të prodhojë para për klubet shqiptare. Sikurse është bërë e njohur dhe nga zyrat e FSHF-së, kanë filluar procedurat për përgatitjen dhe dhënien e këstit, të dytë që klubet shqiptare të Kategorisë Superiore, përfitojnë nga nënshkrimi i të drejtës televizive. Kësti i parë ishte 600 mijë euro: kompania “UFA Sports” me 300 mijë euro dhe FSHF-ja me 300 mijë euro (si kontribut shtesë) do të përfitojnë 10 klubet shqiptare (përjashto Tiranën e Dinamon) nga shitja e të drejtës televizive për sezonin 2009-2010. Sipas kontratës mes nënshkruesve dhe kompanisë “UFA Sport”, kësti i dytë që klubet përfitojnë, do të jepet pikërisht gjatë muajit janar. Ndërsa kësti i tretë, do të jepet pas përfundimit të kampionatit. Skuadrat, të cilat nuk kanë nënshkruar kontratën, nuk do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Sipas zyrtarëve të FSHF-së, procedurat kanë nisur dhe lëvrimi i tyre është çështje ditësh.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›