E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplina në stadiume, penalizime për futbollistë e skuadra

Situatat jo të këndëshme në stadiumet shqiptare kanë cuar në marrjen e disa vendimeve me rëndësi në mbledhjen e sotme të Komisionit te Disiplines se FSHF. Në një njoftim për shtyp FSHF bën me dije vendimet e marra që vijojnë si më poshtë:
 

“Ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim vendosi:
 

“Lojtari i KF " Skenderbeu " Sebino Plaku per goditje ndaj lojtarit kundershtar denohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 leke gjobe ne baze te neneve 48.1/e dhe 48.3 te KDS.
 

KF "Beselidhja " per hedhje te sendeve te forta ne fushe me pasoje nderprerjen e perkohshme te ndeshjes, ne baze te nenit 66/3.b) te KDS denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshjeve pa pranine e spektatoreve”-thuhet ne njoftim.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›