E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskriminimi, Shqipëria me moshën më të madhe në Europë për daljen në pension

Shqipëria është aktualisht një nga vendet me moshën më të lartë të pensionit në Europë. Të dhënat zyrtare të OECD-së tregojnë se mosha e pensionit për burrat në Shqipëri është mesatarisht 2.1 vjet më e madhe se mesatarja e vendeve të zhvilluara.

“Janë vetëm dy raste të shteteve që e kalojnë moshën 65 vjec të daljes në pension, Norvegjia dhe Islanda. Eshtë e tepërt të krahasojmë të realitetin shqiptar me realitetin e këtyre dy vendeve”, tha Gjergj Filipi, i institutit “Agenda”.

Shqiptarët jetojnë më pak se sa qytetarët e vendeve të zhvilluara. Për shkak të moshës së lartë të pensionit një individ mashkull sot në Shqipëri përfiton mesatarisht 14.5 vite pagesë pleqërie, kur mesatarja e vendeve të zhvilluara është 18.5 vjet.

“Cfare po propozojmë të bëjmë ne? Këtë që e kemi 14.5 duke rritur moshën e daljes në pension për të dy sekset, ne do ta kufizojmë aktualisht në 9.5, do ta cojmë në gjysmën e kohës që përfitojnë pension shqiptarët në krahasim me të gjitha këto shtete të zhvilluara, tek të cilat ne synojmë të shkojmë. Eshte e paarsyeshme ne kontekstin e barazise”, thotë Filipi.

Nëse mosha e pensionit bëhet 70 vjet, një pensionist mashkull me jetëgjatësinë aktuale do të gëzojë mesatarisht vetëm 7 vjet pagesë pleqërie, ndërsa për gratë koha e përfitimit bëhet 12 vjet. Gjergj Filipi thotë se kjo dekurajon skemëm e kontributeve dhe do rrisë informalitetin

“Duke i thënë njerëzve se duhet të punojnë 50 vjet dhe më pas do të jetojnë në 9 vjet në pension, atëherë ky është një mesazh që të mos paguajnë dhe të dalin nga skema e kontributeve”, tha Filipi.

Studimet tregojnë se deri në vitin 2050 shoqëria shqiptare do të ketë mbi 20 % të popullsisë në moshë më të madhe se 65 vjec.

Këta persona duhet të perfitojne nga skema e pensioneve, e cila sot mbahet në këmbë nga të ardhurat e buxhetit te shtetit. Eksperti i ceshtjeve sociale, Fadil Kepi sqaron se sot jane 570 mije pensioniste, per te cilet paguhet nje fature financiare prej 80 miliard lekesh. Ne vend numerohen 650 mije persona qe paguajne sigurime shoqerore, me nje vlere prej 45 miliard lekesh. Pjesa tjeter e parave kompensohet nga buxheti i shtetit./TCH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›