Europa merr frymë lehtësisht. Kushtetuesja gjermane e quan të ligjshme paketën e shpëtimit
Vendimi është marrë. Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka vendosur se paketa e shpëtimit prej miliarda eurosh për Greqinë është ligjore. Vendimi i gjykatës me qendër në Karlsruhe pritej me një tension të jashtëzakonshëm, sidomos në Berlin. Shumë analistë thonë se kjo është një fitore e madhe për Europën, por edhe për Merkel e partinë e saj, e cila do mbajë edhe një fjalim shumë të rëndësishëm. Rreth pesëdhjetë padi ishin depozituar në Gjykatën Kushtetuese, duke e quajtur të paligjshme ndihmën që do japë Gjermania për shpëtimin e euros. Gjykata përzgjodhi vetëm dy padi për shqyrtim, të përgatitura nga një grup profesorësh të ekonomisë.