Diskriminimi, Wollfarth: Shqipëria hapa pozitiv
TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth vlerësoi se Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishme në luftën kundër diskriminimit.
Këtë deklaratë ambasadori i OSBE-së, i bëri sot teksa i dorëzoi Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, disa materiale informuese kundër diskriminimit, të financuara nga Prezenca e OSBE-së.
“Këto materiale do të jenë një mjet i nevojshëm në luftën kundër diskriminimit. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Miratimi i ligjit Për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe ngritja e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë dy shembuj të mirë”,- vlerësoi Wollfarth.
Dosja e materialeve përfshin broshura dhe një audio CD për ligjin kundër diskriminimit, si dhe fletëpalosje ku shpjegohen detyrimet dhe të drejtat sipas këtij ligji, të gjitha të botuara në shtatë gjuhë, si dhe në Braille. Materialet u drejtohen aktorëve kryesorë në këtë fushë, personave në rrezik diskriminimi, si dhe publikut të gjerë.
Kopje elektronike të broshurave mund të shkarkohen nga faqja e Komisionerit në internet (www.kmd.al), e cila u krijua, gjithashtu, si pjesë e projektit të Prezencës për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin në Shqipëri.
(el.me/BalkanWeb)