Shqipëria nga sot marrëdhënie diplomatike me Monakon
TIRANË- Shqipëria dhe Monako firmosën sot, deklaratën e përbashkët zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, akt që shënon edhe nisjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Në mbështetje të vendimit të Qeverisë shqiptare mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Principatës së Monakos, kjo deklaratë u firmos sot në një ceremoni të organizuar në selinë e ambasadës së Principatës së Monakos në Paris.
Në emër të Principatës së Monakos, deklarata u firmos nga ambasadorja e Principatës së Monakos në Paris, Sophie Thevenoux, ndërsa në emër të Qeverisë së Shqipërisë nga ambasadori shqiptar në Francë, Ylljet Aliçka.
Shqipëria, është vendi i 96-të me të cilën Principata e Monakos lidh marrëdhënie diplomatike, në vazhdën e një procesi intensiv të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike që po bën kjo Principatë me shumë vende në botë. “Për ne, theksoi ambasadorja Thevenoux, gjatë bashkëbisedimit me ambasadorin Aliçka, kjo është një ditë historike”.
(ma.ar/BalkanWeb)