E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskriminimi i grave, ministria e Punës: Tregu i paguan më pak se burrat

Tiranë, 8 qershor, NOA /Blerina Ahmetaj Ministria e Punës dhe Çwshtjeve Sociale deklaron se gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë më pak mundësi punësimi në tregun e punës.

Gjatë mbledhjes së këshillit Kombëtar të Punës, drejtoresha për barazinë gjinore, Alma Marku, tha se numri i grave aktive në punë është 44 për qind e fuqisë punëtore, por ato paguhen shumë më pak në krahasim me burrat.

Situata e punësimit të grave paraqitet më e favorshme në sektorin e administratës , megjithatë gratë përballen me sfidën për të pasur akses në pozicionet e nivelit menaxhues. Kjo mund ti atribuohet qëndrimeve diskriminuese të punëdhënësit ndaj grave si dhe besimit se pavarësisht faktit se gratë kanë arsim dhe kapacitete të njëjta me burrat, ato mund të mos jenë të afta për tu marrë me pozicione menaxhuese, u shpreh drejtoresha për barazinë gjinore në ministri, Alma Marku.

Kryetari i Konfederatës së sindikatave të pavarura Kolë Nikollaj ka propozuar që ministria e Punës të ndryshojë emrin dhe qëllimin e saj dhe të quhet ministria e Familjes që ti përkushtohet çështjeve të familjes, siç janë barazia gjinore, apo probleme të tjera që prekin familjen shqiptare.

Prej vitesh kemi parë se kjo ministri që quhet e Punës dhe Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta nuk ka kryer asnjë prej këtyre emërtimeve. Ka ardhur koha që kjo ministri të merret me problemet e familjes, ku vërehen dhe problemet më të mëdha, tha Nikollaj.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës u shoqërua dhe me debate mes ministrit të punës e kryetarit të bashkimit të sindikatave të pavarura gëzim kalaja.

Pika e nxehtë e debatit ishte rendi i ditës sipas së cilit, anëtarët e këshillit duhet të diskutonin për ecurinë e tre ligjeve, siguria e shëndeti në punë, barazia gjinore e dhuna në familje, gjë e cila u kundërshtua nga sindikatat.

b.a/n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›