E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seminar për Efiçencën e Energjisë në Banesa

Tiranë, 9 qershor, NOA - IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare) pjesë e Grupit të Bankës Botërore, bazuar në politikat energjetike kombëtare si dhe në direktivat e BE-së për energjinë, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), organizon seminarin për Eficencën e Energjisë në Banesa.

Seminari do të fokusohet në sektorin e banesave mbështetur mbi Ligjin për ruajtjen e nxehtësisë si dhe Kodin Energjetik.

Sipas njoftimit të IFC, seminari ka për qëllim të nxisë efiçiencën e energjisë në sektorin e banesave si masë me leverdi financiare dhe të reduktojë gjithashtu ngarkesën në sistemin elektrik. Një tjetër pikë është dhe prezantimi i planeve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për nxitjen dhe zbatimin e kuadrit ligjor mbi konsumin e energjisë në sektorin e banesave.

Nga ana tjetër seminari synon të sensibilizojë institucionet e ndryshme shqiptare dhe firmat e ndërtimit për të pasur në të ardhmen ndërtesa brenda kushteve të lejuara teknike.

Nga ana tjetër takimi që do të zhvillohet nesër synon të nxisë dhe zbatimin e Ligjit nr. 8937, datë 12 shtator 2002 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.38, datë 16 janar 2003.

Zbatimi i Ligjit Për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave mbi Normat, rregullat dhe kushtet e projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së energjisë në ndërtesa do të bëjë të mundur zvogëlimin e konsumit të energjisë dhe për pasojë do të sjellë një ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë, gjithashtu edhe një reduktim të pagesës së energjisë për familjarët, thuhet në njoftimin e IFC-së në lidhje me këtë aktivitet.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›