E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacientët nuk kanë sigurime Por kërkojnë të vizitohen

Sarandë

Bluzat e bardha në spitalin “Petro Nako” të Sarandës thonë se një pjesë e mirë e qytetarëve kërkojnë të marrin shërbimin mjekësor falas, edhe pse ata nuk kanë kaluar më parë nga mjeku i familjes. Po ashtu, ata kërkojnë kujdes shëndetësor edhe pse nuk janë pajisur me librezë shëndeti. Duke folur për këtë shqetësim, drejtori i shërbimit spitalor, Niko Kuri, thotë se në këtë mënyrë mjekët vihen në presion, ndërkohë që urdhri i ministrit Vasili është i prerë: kushdo që shkon në spital për t’u vizituar, qoftë edhe me librezë, por pa rekomandimin e mjekut të familjes, detyrohet të përballojë prerjen e faturës.

Sipas drejtorit Niko Kuri, disa nga ata që e neglizhojnë këtë rregull, pretendojnë se janë të varfër apo nuk kanë gjetur mundësinë për të takuar mjekun e familjes.

Sipas urdhrit të prerë të shëndetësisë, çdo pacient duhet të marrë rekomandim dhe pas kësaj u ofrohet shërbimi falas, siç u takon me ligj. Të papunët janë ata që përplasen më shumë në dyert e spitalit, pa asnjë dokument, ndërkohë që ata duhet t’i drejtohen më parë Zyrës së Punës dhe kështu të marrin ndihmën e vendosur në dispozicion për këtë kategori.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›