Të krishterët nisin festimet e Pashkëve

Të krishterët në të gjithë botën po shënojnë sot të premten e zezë, ditën kur u kryqëzua Jezu Krishti. Në Jerusalem pritet që mijëra njerëz të ecin nëpër rrugën ku besohet se ka kaluar Krishti kur është dërguar drejt kryqëzimit. Ndërkohë një procesion i njëjtë pritet të zhvillohet edhe nga kisha ortodokse autoqefale në Tiranë në orët e pasdites.
Këtë vit të krishterët Ortodoksë dhe ata Katolikë i shënojnë pashkët në të njëjtën ditë.