E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi ankohet për buxhetin

02/04/10 14:42

Olta dhe Seldi ndërkohë që marrin rreze dielli, flasin për buxhetin dhe për cigaret që i ruajnë me shumë fanatizëm. Olta shprehet se Edi i mbaron shumë shpejt cigaret edhe pse nuk i jep anjërit nga banorëve. Ajo shton se Edi i ka kërkuar asaj që ti japë disa dhe ajo ia plotëson kërkesën. Klodi del në kopësht i irrituar dhe u thotë banorëve se atyre nuk u ka ngelur asgjë për të ngrënë, pasi ata e kanë shpenzuar pjesën më të madhe të buxhetit për cigare dhe shton me shaka se tani në kuzhinë u kanë mbetur vetëm kunja për dhëmbët. Ai u thonë të reflektojnë dhe të arsyetojnë pasi çdo minutë ata janë duke tymosur. Klodi shprehet se ata duhet të marrin parasysh dhe faktin që mund të mos e fitojnë provën e javës dhe mund ta kenë buxhetin e përgjysmuar, kështuqë duhet të mendohen mirë kur të porositin buxhetin javor. Olta shprehet se ata i kanë porositur në sasi të vogla të gjitha mjetet e nevojshme. Mandi i përgjigjet se ata kanë qënë të gjithë të mbledhur kur është porositur buxheti i javës dhe nëse kanë menduar se i kanë porositur gjërat në masat e gabuara, duhet të kishin reaguar.
Më pas Klodi afrohet tek Olta dhe e përqafon duke e thirrur pantera ime dhe shprehet se ka disa ditë që nuk e ka përkëdhelur dhe e ka marrë malli për të .
Më pas Klodi shkon në kuzhinë dhe i thotë Manalit se ajo nuk e di që Klodi po dashurohet në shtëpi dhe e pyet nëse mbeti e çuditur. Ajo i përgjigjet se kur ta vendosë që është i dashuruar, ti tregojë se ndoshta mund të thotë ndonjë fjalë të mirë për të. Klodi shton se ai është duke u dashuruar dhe nuk ka nevojë për ndihmën e saj se i ndreq vetë punët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›