Bode:Ekonomia po i kthehet normalitetit

Ekonomia shqiptare po i kthehet normalitetit dhe
presionet e krizës globale i përkasin së shkuarës. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Financave , Rodvan Bode i cili nënvizoi se të dhënat ekonomike të muajit mars janë optimiste. Sipas Bodes, treguesit cilësore të ekonomisë për muajin mars janë një tregues se të dhënat për vijim do jenë më të larta se sa ishte parashikuar.
"Ekonomia shqiptare po i kthehet normalitetit. 2.1 miliardë lekë më shumë të realizuara në dogana janë tregues për një besim për rezultate pozitive në vitin 2010", tha Bode. Sipas ministrit, të ardhurat nga doganat në mars janë tejkaluar. Ai pohoi se administrata doganore shënoi rritje 13% në të ardhurat e buxhetit të shtetit .
Sa i përket eksporteve, sipas Bodes, në 3-muaj është shënuar rritje e eksporteve me 167 mijë ton ose 74% më shumë se një vit më parë.
Veç të tjerave, Bode deklaroi se rritja e pagave dhe pensioneve do të vazhdojë.