E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi sfidë Jetmirit

02/04/10 15:54

Banorët kanë menduar që ditën e sotme të drekojnë në kopësht dhe djemtë nxjerrin tavolinat jashtë. Përpara se të hanë, ata luajnë me topa në kopësht. Olta, Seldi, Klodi dhe Domi janë më aktivët gjatë lojës, ndërsa Kika del në kopësht dhe i këshillon të kenë kujdes që të mos thyejnë ndonjë gjë. Në fillim ata që luajnë, mblidhen rreth pishinës, por duke qënë se filluan ti gjuanin topat shumë fort, ata e ndërpresin lojën për disa çaste, deri kur Erioni hedh idenë që të luajë me pasa dhe e vë në zbatim idenë duke luajtur me Oltën.
Ndërkohë Klodi dhe Edi janë në kuzhinë duke pregatitur pjatat për drekën dhe më pas ata shtrojnë në tavolinat që kanë nxjerrë jashtë dhe ulen të hanë.
Në të njëjtën kohë, Jetmiri sapo është zgjuar dhe qëndron vetëm në kopësht larg banorëve të tjerë, duke u menduar. Në një moment ai çohet nga aty dhe futet brenda në dhomë. Jetmiri shkon menjëherë tek krevati i Kikës dhe nxjerr nga aty valizhet e tij, i merr me vete dhe i çon në tualet për ti fshehur. Në këto çaste, Seldi e shikon Jetmirin duke transportuar valizhet dhe e shkon pas tij. Seldi e pyet nëse po i lë valizhet e tij në tualet dhe Jetmiri pohon. Ata dalin të dy në kopësht dhe Seldi kalon pranë tij duke thënë se do të shkojë brenda të kapë ndonjë tjetër mat dhe Jetmiri i përgjigjet se veprimi i tij nuk kishte lidhje me Seldin dhe ky i fundit thotë që nuk i bën vetëm Jetmiri këto gjëra. Po ashtu Jetmiri shprehet se e di që Seldi ia ka bërë shumë herë këtë veprim dhe Seldi i përgjigjet se mund tia bëjë dhe ai të njëjtën gjë.
Seldi shkon në tualet, merr valizhen e Kikës që ia ka çuar Jetmiri atje dhe e kthen aty ku e kishte. Jetmiri shkon pas tij në dhomë dhe shikon që valizhja e Kikës është kthyer në vend dhe qesh me vete. Ata të dy janë duke sfiduar njëri-tjetrin me lojra. Seldi kthehet në kopësht dhe ia tregon banorëve ngjarjen. Kika shprehet se mesa duket Jetmirit nuk i ka mbetur gjë tjetër për të bërë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›