E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutime për Renaton

07/02/10 00:32

Banorët përfitojnë nga rasti kur Renato shkon në kuzhinë, për të diskutuar mes tyre mbi përshtypjet ndaj tij. Eduardi thotë se iu duk djalë i mirë, por ai është në avantazh ndaj tyre sepse di të gjitha prapaskenat e cdo banori. Domenika e Olta mendojnë se ai do të qëndrojë me ata persona që i pëlqejnë, por fillimisht duke i njohur personalisht ata. Sipas Bertinës, sado që ai mund ti ketë ndjekur nga televizori, sërish do ta ketë të vështirë, madje më të vështirë se ata vetë. Jetmiri mendon se ai mund të luajë mirë lojën e tij sepse mund të njohë pikat e dobëta të cdo banori e ti përdorë ato, ndërsa Erioni thekson se atij i duhet dhënë një mundësi për ta njohur e pranuar. Bisedat mbeten përgjysmë pasi me ta bashkohet edhe Renatoja.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›