Qeveria vendos të festojë bujshëm 100-vjetorin e Nënë Terezës
Berisha
priti Arqipeshkvin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Rrok Mirditën
Tiranë, 6 Shkurt NOA - Qeveria ka
vendosur ta festojë në mënyrë madhështore jubileun e 100-vjetorit të Nënë
Terezës, duke e kthyer Tiranën në një nga kryeqytetet kryesore, ku do të
përkujtohet ky jubile.
Për këtë argument është diskutuar në selinë e
Kryeministrisë mes kryeministrit Sali Berisha dhe Arqipeshkvit të Tiranës,
Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Rrok Mirditën.
Në takim u bisedua rreth përgatitjeve për
festimin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.
Rrok Mirdita i paraqiti kryeministrit
sugjerimin për një vlerësim të shtatores së Nënë Terezës, duke përzgjedhur një
vend më të dukshëm në sheshin e kryeqytetit që mban emrin e saj.
Gjithashtu u bisedua edhe mbi vendosjen dhe
formën e memorialit të Nënë Terezës, i cili do të ngrihet në territorin e këtij
sheshi.
Në këtë takim Rrok Mirdita i dhuroi
kryeministrit veprën e tij themelore në tre vëllime Për një Shqipëri me
Zotin.
r.b/NOA