E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskutime për zhvillimet dhe përgatitjet e zgjedhjeve në Shqipëri e Maqedoni

15-02-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha pret kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, z.Menduh Thaçi. Kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi patën një diskutim mbi zhvillimet në Maqedoni dhe Shqipëri. Kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi u ndalën në përgatitjet që po bëhen në të dyja vendet për zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri Berisha e përgëzoi zotin Thaçi për angazhimin për një fushatë zgjedhore të civilizuar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zoti Thaçi e njohu Kryeministrin me vendosmërinë e tij për një fushatë elektorale të qetë dhe konstruktive. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për problemet e integrimit të dy vendeve në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha e përgëzoi zotin Thaçi për qëndrimet e tij dhe të PDSH-së, të cilat janë në interesin më të mirë të shqiptarëve në Maqedoni dhe Maqedonisë në tërësi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›