E Diel, 1 Nëntor 2026

Lleshi: Masa ndaj njësive vendore që nuk respektojnë afatet për listat

15-02-2013 / Gazeta 55

Kontrolli i listave të zgjedhësve, debate në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës iu bashkua shqetësimit të përfaqësuesit të Partisë Socialiste për vonesat e njësive të qeverisjes vendore në publikimin e listës së zgjedhësve.  Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, iu bashkua shqetësimit të Gjonçajt, duke theksuar se Komisioni është në fazën e krijimit të një datebase për qendrat e votimit. “Problematika qëndron tek materialet që na vijnë me mungesa dhe paqartësi nga njësitë vendore. Jo më vonë se sot ose nesër do të bëjmë njoftimet tona për shtyp dhe do të marrim masa ndaj atyre njësive vendore që nuk i kanë sjellë në kohën e duhur dhe sipas ligjit listat zgjedhore”, theksoi kryetarja Lleshi.  Në këtë punë, vijoi ajo, ne nuk jemi vetëm pasi bashkëpunojmë me Ministrinë e Brendshme, me të cilën rakordojmë korrespondencën me qeverisjen vendore.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton raportet e auditëve teknicienë për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe procesin e hartimit të listave, deri më datën 3 shkurt 2013. Dy auditët teknicienë të caktuar nga KQZ, përkatësisht nga kryetarja dhe nënkryetari, kanë paraqitur raporte të veçanta, ku jepen shifra dhe konstatime të ndryshme. Raportet paraqesin se në ekstraktin e listave zgjedhore figurojnë mbi 1000 zgjedhës mbi 100 vjeç. Auditi i propozuar nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba raporton për 1189 zgjedhës në moshën mbi 100 vjeç, ndërsa auditi i propozuar nga kryetarja Lefterije Lleshi jep shifrën e 1057 zgjedhësve të kësaj moshe. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve debatoi gjatë mbi raportet e 2 auditeve per problematiken e listave zgjedhore. Audituesi Dashamir Cali i propozuar nga PS thotë se rreth 1190 persona janë mbi 100 vjeç, nderkohe qe numri i dublimeve shkon ne 65 mije raste në listat zgjedhore. Audituesi Genti Malko i propozuar nga PD paraqiti nje situate me pozitive me listat e zgjedhesve. Sipas  tij demokrat dhe anëtarëve të KQZ-së, përvecse ka përdorur të dhëna të vjetra, Cali ka tejkaluar ligjin me disa prej kontrolleve të tij. Shifra të ndryshme dy audituesit japin edhe për qendrat e votimit jashtë kufijve ligjorë. Por këto rezultate ndryshojnë dhe nga ato zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Sipas zëvendësministrit Ferdinad Poni, sa i përket dublikimeve, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile figurojnë 4800 të tilla. Një tjetër e dhënë që paraqitet në raportet e auditëve teknicienë është dhe ajo për numrin e qendrave të votimit, të krijuara me një numër zgjedhësish mbi maksimumin e lejuar nga kodi zgjedhor. Kështu njëri raport flet për 688 QV të tilla, ndërsa raporti tjetër konstaton 2676 QV, me më shumë se 1000 zgjedhës, si parashikohet në ligjin zgjedhor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›