E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskutimet, ikën Donadoni, kthehet Lippi

Të hënën ose të martën, Donadoni mund të detyrohet të lërë kombëtaren e të kaltërve. Me shumë gjasa, në drejtimin e skuadrës do të kthehet sërish Lippi.

Abete, ka nisur tashmë konsultimet për një ndërrim të mundshëm.

Demetrio Albertini, zëvendëspresidenti federal ishte në federatë në mëngjes dhe pritet të jetë edhe nesër. Mësohet se janë planifikuar telefonata me presidenin e Ligës për t’i dhënë drejtim kësaj situate.

Të dielën në mbrëmje u tha se Donadoni nuk kishte faj për rezultatin e ndeshjes, por sot të njëjtët zëra kanë shtuar se do të respektojnë maksimalisht atë që do të vendosë Federata, e cila është autonome në këtë vendim. Vendimi, në fakt i mbetet Abates.

“Kam folur mirë për trajnerin, sepse institucionalisht flas mirë për ata që veshin bluzën e të kaltërve. Nuk duhet të mbroj dhe të sulmoj askënd”- ka sqaruar presidenti del Coni.

Konsultimet e nisura mësohet se janë në nivel “diplomatik”.

Donadoni nga ana e tij, duhet që të ketë kuptuar diçka. Në takimin me Abate që ishte të dielën në mëngjes, presidenti e sqaroi që vendimi do të merrej me gjakftohtësi në rast të eleminimit.

Në të njëjtën mënyrë duket se e ka kuptuar edhe Lippi, tani me pushime. Njoftimi për telefonatën është bërë. Shifrat për kontratën e re, stafi dhe në mënyrë të veçantë rikthimi i ish të kaltërve është i shpejtë. Këtë radhë bëhet fjalë në mënyrë të specifikuar për Tottin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›