E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutohet administrimi i rezervës

24/07/2009  Javën e ardhshme

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore do të diskutojë javën e ardhshme disa ndryshime në rregulloren “Mbi politikën e investimit për administrimin e rezervës valutore”. Burime të këtij institucioni mbikëqyrës bëjnë të ditur se rendi i mbledhjes së ditës së mërkurë, datë 29. 07. 2009 do të përfshijë edhe diskutimin e projektit “Për miratimin e Deklaratës së Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009” dhe “Për rishikimin e Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2009”. Në këtë mbledhje pritet gjithashtu miratimi i projektit “Për miratimin e rregullores”, “Për transaksionet me titujt ndërmjet bankave dhe funksionimin e sistemit të regjistrimit të titujve”. Banka e Shqipërisë vazhdon t’i kushtojë vëmendje të veçantë përsosjes së mëtejshme të qeverisjes së saj dhe llogaridhënies së saj, kryesisht nëpërmjet një transparence në rritje të pandërprerë, ndërkohë që politika monetare do të synojë të ankorojë brenda parametrave të parashikuar shifrat për inflacionin kombëtar

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›