E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutohet mbi veprimtarine e komuniteteve perkatese

Komuniteti Mysliman, pret perfaqesues nga Amerika

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muca, ka pritur dje ne seline qendrore te Komunitetit Mysliman, nje grup perfaqesie te Komunitetit Mysliman te Shqiptareve te Amerikes, kryesuar nga kryetari i Albanian Amerikan Islamic Center nga Nju Xhersi dhe Nju Jorku H. Sami Merke, sekretari i Pergjithshem Xheladin Leka dhe anetare te tjere te kryesise si, Selim Leka, Raif Xherraj. Delegacioni i ardhur nga SHBA eshte njohur me veprimtarine e KMSH-se, me infrastrukturen e institucionit, si dhe me shkollat dhe medresete e suksesshme, qe ushtrojne aktivitetin ne vendin tone. Delegacioni i diaspores shqiptaro-amerikane ka vleresuar shume punen e institucionit drejtuar prej 5 vitesh nga H. Selim Muca, si dhe frymen e dialogut dhe bashkepunimit midis komuniteteve tradicionale fetare ne Shqiperi, institucioneve me te larta zyrtare ne vend, ringjalljen e besimit Islam pas viteve 90', si dhe percjelljen e mesazheve Islame nepermjet aktiviteteve te ndryshme nderkombetare, te cilat kane pasur jehone edhe ne diasporen e SHBA-se. Delegacioni eshte prezantuar edhe me kryesine, e cila perbehet kryesisht nga te rinj te shkolluar jashte vendi dhe te specializuar edhe me grada shkencore, si dhe kane vizituar gjithashtu edhe ambientet e disa medreseve ne vendin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›