QSUT, me qender traumatologjie
Kryeqyteti do te kete dy qendra te traumes, nje ne Spitalin Ushtarak dhe nje tjeter ne Qendren Spitalore Universitare. Ministrja e Shendetesise tha dje, se qendra e traumes ne Spitalin Ushtarak nuk mund te zhvendoset, pasi eshte ne nje pike strategjike, per shkak te aksidenteve qe ndodhin ne autostrade. Ndaj per kete arsye eshte pare e udhes qe edhe QSUT, te kete nje pavijon te tille ne menyre qe te lehtesoje punen e ushtarakut.
Deklarata
Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka deklaruar se shume shpejt spitalit te ri te QSUT-se do t'i shtohet dhe nje qender e re traumatologjie. Sipas saj, nje qender e re me 30 shtreter, eshte menduar te ngrihet pasi numri i aksidenteve, eshte rritur se tepermi. Nderkohe qe qendra aktuale e traumatologjise ne Spitalin Ushtarak, do te vazhdoje te funksionoje. "Kemi nje numer te madh aksidentesh qe vijne nga te dy linjat, qofte nga rruga e Shkodres, qofte nga autostrada. Pra, te qenurit e kesaj qendre aty ne Spitalin Ushtarak eshte nje komoditet, qe keta paciente te mberrijne sa me shpejt ne vendin e duhur. Por, mendoj qe meritojme te kemi dhe nje qender te mire traumatologjie, dhe keshtu do te jete, eshte ne planet e ardhshme" ka pohuar Godo. Sipas saj, qendra e traumes ne QSUT, do te vendoset ne spitalin e ri qe eshte duke u ndertuar, dhe nje prej kateve do t'i perkase repartit te traumes dhe tortures.
Aksidentet
Spitali Ushtarak eshte i vetmi qe pret sot te aksidentuarit rende nga i gjithe vendi, por edhe rastet e tjera te pacienteve, me trauma te ndryshme. Duke qene se eshte i vetmi i ketij lloji, drejtuesit e tij prej kohesh kane kerkuar shtimin e nje qendre tjeter ne QSUT. Sipas te dhenave, numri i aksidenteve eshte katerfishuar ne krahasim me vitet e kaluara. Te dhenat jane bere publike nga Spitali Ushtarak, i cili ben kurimin dhe trajtimin e te aksidentuarve."Sot, Spitali Ushtarak ka shume probleme, kjo per vete faktin se eshte rritur ndjeshem numri i te aksidentuarve. Ndersa vite me pare ne mjekonim edhe ofronim sherbim te specializuar per nje numer pacientesh, sot na duhet te ofrojme 4 here me shume. Kjo per vete faktin se numri i aksidenteve eshte rritur po kaq here me shume" ka theksuar pak kohe me pare drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Sipas tij, kjo situate eshte e paperballueshme pasi institucioni qe ai drejton eshte i vetmi ne vend qe merret me trajtimin e rasteve te renda. Te dhenat e bera publike nga Instituti i Shendetit Publik tregojne se rreth 315 vete humbin jeten ne vit, ne aksidentet rrugore ndersa nga viti 1991 dhe ne vazhdim kane ndodhur rreth 10 mije aksidente, me afro 5 mije viktima. Tirana, qe regjistron numrin me te madh te automjeteve ne qarkullim, shenon dhe numrin me te madh te aksidenteve rrugore.
Ndersa nder shkaktaret kryesore te aksidenteve jane; shpejtesia tej normave te parashikuara ne kodin rrugor dhe pakujdesia e kembesoreve.