Italianet zbarkojne ne Durres-Kukes, do ndertojne kompleksin "Mirdita Tower"
Mirdite- Firma "System Group Italia" do te investoje 15 milione euro ne afersi te autostrades Durres-Kukes. Kompleksi "Mirdita Tower" do te ndertohet se shpejti, dhe sipas projektit te prezantuar dje ne kete rreth, behet fjale per ngritjen e nje spitali italian per te gjithe Veriun, shkolle profesionale 5-kateshe dhe nje kulle e hotel me kater yje. Afrimi i kohes per perfundimin e rruges Rreshen-Kalimash, ka nxitur vemendjen e investitoreve te huaj, nje grup i te cileve dje ka qene i pranishem ne Mirdite per te prezantuar edhe projektin. Ky investim gjigant do te realizohet ne nje koder mjaft strategjike, ne afersi te rotondos, qe do te beje lidhjen e qytetit te Rreshenit me autostraden me te re te vendit tone. Ideja ka qene e kryetarit te bashkise Rreshen, Gjon Dedaj, i cili ne disa takime me faktore te ndryshem, i ka meshuar faktit se me ndertimin e autostrades duhet qe kalimtareve te shumte, ne nje fare menyre t'u terhiqet vemendja per sa i perket turizmit dhe investimeve. Ndersa piktori skenograf Gjok Pepa, ne nje kohe te shkurter arriti te realizoje ne maket nje kompleks kullash tipike mirditore, te ngjitura me njera-tjetren ne nje mozaik. Kjo ide i kaloi nje grupi investitoresh italiane dhe shqiptare, te perfaqesuar nga Dashamir Uruci, ndersa qyteti u vizitua edhe nga Alvaro Boscarini, pronar dhe administrator i "System Group Italia", nje konsorcium privat mjaft i njohur ne Itali.
A. Ndoja
Projekti
Arkitekti Sami Cela shpjegoi se "Mirdita Tower" do te perbehet nga nje seri objektesh mjaft te rendesishme turistike e kulturore. Pjese e projektit do te jete nje shkolle 3-5 kateshe dhe nje zone spitalore, me te gjithe teknologjine e fundit. Ne kete kompleks do te kete edhe nje hotel me kater yje dhe kulla disakateshe.
A. Ndoja
Projekti
Arkitekti Sami Cela shpjegoi se "Mirdita Tower" do te perbehet nga nje seri objektesh mjaft te rendesishme turistike e kulturore. Pjese e projektit do te jete nje shkolle 3-5 kateshe dhe nje zone spitalore, me te gjithe teknologjine e fundit. Ne kete kompleks do te kete edhe nje hotel me kater yje dhe kulla disakateshe.