E Diel, 1 Nëntor 2026

Aparature 25-vjecare, per te semuret me kancer

Te semuret me tumor aktualisht kryejne kimioterapi me nje aparature 25 vjecare. Pavaresisht se shkenca ka avancuar shume dhe ka nxjerre nje sere aparaturash te reja, ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" aparatura qe kryen kimioterapine eshte e vjeter prej dy dekadash e gjysme. Pavaresisht se eshte spitali i cili ka semundjet me te renda dhe kerkojne me shume vemendje, duket se Drejtoria e QSUT-se prej vitesh e ka harruar kete aparature. Jane vete punonjesit e spitalit Onkologjik, te cilet pohojne faktin. "Kjo aparature ka ketu perpara ardhjes se demokracise. Ne rast kur ajo prishet, pacientet mbeten pa marre sherbimin ose gjejne menyra te tjera" pohojne infermiere te spitalit Onkologjik. Nderkohe sipas te dhenave te Drejtorise se QSUT-se, aparatura e re pritet qe te vije gjate ketij muaji. Nje tjeter fakt qe pohon kjo drejtori eshte edhe blerja e aparaturave te tjera, te cilat do te vendosen ne spitalin e ri qe eshte duke u ndertuar. Por, ne spitalin me te madh ne vend, ka dhe aparatura qe prej disa vitesh qendrojne te prishura pa mundur as te rregullohen dhe as te zevendesohen. Ne buxhetin e investimeve te QSUT per 2009, eshte menduar dhe per zgjidhjen e ketij ngerci te trasheguar. "Qendra Spitalore ka nevoje te theksuar per disa aparatura te rendesishme te cilat nuk jane mundur te blihen gjate ketyre viteve. Me fondet e parashikuara per QSUT-ne, eshte menduar qe kete vit te blihen edhe ketij lloj aparaturash", ka pohuar muaj me pare drejtoresha e QSUT-se, Gjeorgjina Kuli. Ne buxhetin e investimeve per vitin 2009 jane parashikuar 8 milione euro per aparaturat e reja, qe do te vendosen ne spitalin i cili eshte duke u ndertuar, nderkohe qe nje fond tjeter prej 50 milione lekesh, eshte parashikuar per blerjen e aparaturave te tjera, te domosdoshme ne spitalet e tjera.

Blerjet per QSUT

Pajisje mjekesore per spitalin e semundjeve te brendshme 980,434,000 leke

Blerje akselerator linear 130,000,000 leke

Blerje liptotriptor 55,000,000 leke

Blerje pajisje mjekesore 50,000,000 leke


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›