E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutojnë për agjendën integruese evropiane të Kosovës

Proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian kanë qenë në qendër të fokusit të takimit në mes të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar përfaqësuesin special të BE-së për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në këtë proces, duke theksuar përkushtimin e gjithanshëm për realizimin e plotë dhe të shpejtë të të gjitha obligimeve që i takojnë Kosovës.

Hoxhaj ka falënderuar Zhbogarin për përkushtimin e tij për të ndihmuar institucionet e Kosovës në këtë proces.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij dhe të Bashkimit Evropian për Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›