Administrata e Ferizajt në fushatë

Sipas monitoruesve të tyre, të gjithë drejtorët e drejtorive nuk kanë qenë në zyrat e tyre në oraret kur parti të ndryshme kanë paralajmëruar tubimet me elektoratin e tyre. Gjatë përcjelljes së takimeve publike është vërejtur edhe përdorimi i veturave zyrtare. INPO dhe D4D këtë gjest e vlerësojnë si papërgjegjësi dhe mosrespektim të obligimeve kontraktuale që kanë me institucionet publike për t’i shërbyer qytetarëve.
Gjithashtu INPO dhe D4D ka vëzhguar fillim e fushatës për Kryetar në Ferizaj që nga orët e vona të natës dhe ka vërejtur shkelje të shumta si nga partitë politike ashtu dhe nga vet KQZ-ja. “Asnjë nga partitë politikë nuk kanë respektuar orarin e fillimit të fushatës duke u ngutur që materialet e tyre propaganduese t’i vendosin deri dhjetë orë para fillimit zyrtar të saj”, thuhet më tej në komunikatën e INPO-s.
Në anën tjetër, sipas tyre, është për keqardhje veprimi i partive që afishet propaganduese i kanë vendosur në drunj dhe lisa të qytetit. Sipas rregullores komunale për Mbrojtje të Ambientit ky veprim është i ndaluar dhe përbën degradim të zonave të gjelbëruara. (KosovaPress)