Su Kyi bojkotoi ceremoninë e betimit në parlament

Parlamenti i Birmanisë është mbledhur të hënën pas zgjedhjeve të fundit, por udhëheqësja pro-demokratike, Aung San Su Kyi dhe partia e saj kanë refuzuar të marrin ulëset gjatë betimit.
Partia e Su Kyisë kërkoi që fjalët e betimit të ligjvënësve “do të mbrohet Kushtetuta” të zëvendësohen me “do të respektohet Kushtetuta”, duke argumentuar se kushtetuta e tanishme është jodemokratike.
Bashkimi Evropian pritet të pezullojë sanksionet kundër Birmanisë, për të shpërblyer këtë vend për ndërmarrjen e reformave demokratike që nga fundi i sundimit ushtarak një vit më parë.
Presidenti Thein Sein ka thënë se ai nuk do të tërhiqet nga procesi i demokratizimit të vendit, por gjithashtu është zotuar se nuk do të mbështesë ndryshimet në betimin parlamentar.