Bullgaria do të tërheqë trupat nga Iraku brenda këtij viti
Sofje (start) Bullgaria do të tërheqë trupat nga Iraku, pas zgjedhjes së kandidatit demokrat në postin e Shtëpisë së Bardhë Barak Obama. Ministri i Punëve të Jashtme Ivailo Kalfine deklaroi për gazetën 24 Tchassa se po analizonte praninë e forcave bullgare në Irak, ndërsa theksoi se tashmë ishte përmbushur ky mision. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Nikolai Tsoneva deklaroi për gazetën ''Trud'' se ''kontingjenti bullgar do të tërheqë trupat para 31dhjetorit''.
Kalfine theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë pjesëmarrëse në koalicionin me SHBA duke monitoruar formimin e forcave irakiane të sigurisë. Vendimi për tërheqjen e trupave duhet të merret nga parlamenti. Bullgaria ka 155 trupa ushtarake në Irak.