Mario Balotelli zgjedh familjen biresuese

Sulmuesi 18 vjecar i Interit me origjine ganeze por me pasaporte italiane, Mario Ballotelli me ne fund ka folur per ceshtjen e biresimit te tij dhe ate te prinderve biologjike. Mario lindi ne Gane dhe ne moshen 2 vjecare u biresua nga familja Balotelli ne Itali ku ka jetuar per 16 vitet e fundit.
Nderkohe, ne momentin qe ai u be nje lojtar i njohur ne Itali me fanelen e Interit, familja e tij biologjike ka kerkuar qe djali i tyre te kujtohet edhe per ta, por Super-Mario e ka sqaruar njehere e mire kete ceshte nepermjet nje deklarate te publikuar ne faqen e tij te internetit.
“Jam biresuar nga familja Balotelli qe ne moshen 2 vjecare dhe biresimi rinovohej cdo 2 vjet me vendim gjykate. Ka pyetur dikush pse keshtu? Sepse askush nuk i ka kerkuar familjes Barwuah qe sot dalin ne fotografi neper gazeta me fytyre te ngrysur, si ka mundesi qe ne momentin qe u sherova nuk bene asnje kerkese per te me marre serish? Prej 16 vjetesh, perjashto ndonje vizite ne fillim, jane bere te gjalle vetem tani qe une jam nje lojtar i Serie A”, thekson sulmuesi me ngjyre.
Me tej, ai ben te qarte qe tashme e konsideron veten si bir i familjes italiane. “Me vjen keq pasi edhe pse u kam thene t’i japin fund ata vazhdojne te leshojne intervista duke shpresuar te perfitojne dicka, madje duke hedhur edhe akuza mbi mamane Silva dhe babain Franco. Prinderit italiane nuk me kane folur asnjehere keq per ta dhe sot e kesaj dite ata kane zgjedhur te heshtin per te miren time. Mendoj se nese nuk do isha bere Mario Ballotelli, familjes Barwuah nuk do t’i kishte shkuar mendja per mua”, perfundon lojtari 18 vjecar.